Faik MIFTARI
Sikurse shkrova në kolumnen kohë më parë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në nivel lokal në kuadër të Bashkësisë Islame në Kosovë, me ç’rast në kuvendin zgjedhor të mbajtur në Prizren me 20 shkurt 2016 u zgjodhën 10 anëtar të rinjë, edhe në mandatin e tretë me radhë të Këshillit të Bashkësisë Islame, që të gjithë hoxhallarë, dhe jo vetëm 2/3 , siç parashihej me Kushtetutën e re të vitit 2013 dherregulloren e Komisionit zgjedhor p, por 100% hoxhallarë. Kohë më parë saktësishtë me datë 03.03.2016 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vendimin nr. 359/16 ka verifikuar mandatin e 10 anëtarëve të zgjedhur në kuvendin zgjedhor të mbajtur kohë më parë si dhe ka bërë plotësimin e Këshillit edhe me kryeimamin e Këshillit sipas pozitës që e ka, si dhe me dy anëtar të rinjë të emëruar, një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk,poashtu të dytë imam, ashtu që tani Këshilli i ri i Bashkësisë së Hoxhallarëve të Prizrenit përbëhet prej 13 hoxhallarëve, dhe u bë tërësisht klerikal që është në kundërshtim me nenin 16 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës: ”Pjesëtarët e Bashkësisë Islame janë besimtarë të fesë Islame.Pjesëtarët e fesë Islame kanë të drejtë:të zgjedhin organet e Bashkësisë Islame dhe të zgjidhen në to;.” Në vend se sado pak që ta përmirësojë gabimin që bëri Kuvendi zgjedhor i cili i zgjodhi kohë më parë 10 anëtar të Këshillit të ri, të gjithë hoxhallarë, dhe të plotësojë bile me emërimin e dy delegatëve nga xhemati, ashtu që sado pak të jetë prezent direkt në Këshill edhe pjesëmarrja e xhematit, kjo jo vetëm që nuk u morr parasysh, por edhe u anashkalua, me të vetmin qëllimpër të plotësuar Këshillin me emërimin e anëtarëve të imamëve nga komunitetet, me të cilin edhe Kryesia e Bashkësisë Islame me vetëdije të plotë i përjashtoi delegatët nga xhemati që të jenë pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe shkeli nenin 16 të Kushtetutës duke e ndihmuar dhe e përforcuar Këshillin e Bashkësisë së Hoxhallarëve me dy imam të plotësuar nga ana e saj.
Edhe pse në Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës(flas gjitmonë sipas Kushtetutës së vitit 2002, teksti i spastruar, e cila si e tillë akoma qëndron në portalin e Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa Kushtetuta e plotësuar dhe e ndryshuar e vitit 2013 akoma nuk është publikuar për opinonin e gjerë publik dhe si e tillë është e njohur vetëm për rrethin e ngushtë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës), një numër i caktuar duhet të jenë imam(hoxhallarë), por nuk ceket se cilit komunitet duhet të takojnë, konform nenit 39: ”së paku 1/2 e anëtarëve duhet të jenë imam”, tani e ndryshuar me Kushtetutën e re ”së paku 2/3 e anëtarëve duhet të jenë imam”.Sa për ilustrim të ceki se në mandatin e kaluar tre hoxhallarë kanë qenë të zgjedhur nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk, edhe pse hoxha i zgjedhur nga komuniteti turk pas 6 muaj u shpërngul në Turqi, kryetari i atëhershëm, tani ish kryetar, Lutfi Ballëku nuk e pa të udhës që të zëvendësojë me kandidatin e radhës, plotë tre vjet e gjysmë, me të cilin bëri shkeljen enenit 46 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës:“ Kryesia do të ndërmarrë masa të menjëhershme për emërimin e anëtarëve të rinj me përparësi në listën e kandidatëve të zgjedhurpër anëtarë të Këshillit”. Kjo shkelje e bërë nga ish kryetari Lutfi Ballëku në vend se t’i tërhiqet vëmendja me kohë, dhe të veprojë konform Kushtetutës e në rast të mos ndëgjimit edhe të sanksionohet, për gjatë plot tre viteve u tolerua me apo pa qëllim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë e cila ka pas për obligim të reagojë dhe të ndërmerr masa konform nenit të lartëcekur.
Kryesia e Bashkësisë Islame konform nenit 39 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës:”Punën e Këshillit e udhëheq kryetari, të cilin e zgjedh Kryesia e Bashkësisë Islame nga radha e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit”, nga radhët e 13 hoxhallarëve të zgjedhur dhe të plotësuar zgjodhi Besim Berishën për kryetar të ri të Këshillit të Bashkësisë së Hoxhallarëve për mandatin e ardhshëm katëvjeçar 2016-2020. Edhe pse kryetari i gjertanishëm Lutfi Ballëku i cili ka lobuar me të madhe dhe si i tillë ka qenë më i votuari prej të gjithë hoxhallarëve të zgjedhur , ka fituar plot 141 vota, dhe ka qenë shumë i interesuar edhe për mandatin e tretë për postin e kryetarit, pasi që ishte në dy mandatetparaprake kryetar, me siguri përveç tjerash ka pas dëshirë për të arritur kryeimamin aktual Ali Vezaj i cili ishte plot tri mandate e kryetar i Këshillit, apo edhe për t’u barazuar me tre mandate të myftiut aktual të Kosovës, Naim Tërnavës, por nuk ia arriti qëllimin pasi që Kryesia e emëroi Besim Berishën për kryetar të ri. Por edhe këtu kemi një non sens të llojit të vet të Kushtetutës të Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi që do të ishte normale dhe demokratike që vetë Këshilli i zgjedhur të zgjedh nga mesi i vet Kryetarin, e jo ta emëroj kryetarin Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë nga lista e anëtarëve të zgjedhur.
Sa i përket kryetarit të ri të posaemëruar, Besim Berisha, fale Zot atë, është i ri, pa përvojë, por që ka sjellje ad hock, veprime përjashtuese, urdhëra centraliste e mendime moniste, e këtovese të ulta si të tilla duhet të largojë, në rast se do që të të ushtrojë me sukses funksionin e krytarit të Këshillit të Bashkësisë së Hoxhallarëve të Prizrenit. Ai para se të zgjidhej kryetar, para Kuvendit dhe gjatë Kuvendit të mbajtur u tregua përjashtues ndaj delegatit të xhematit vetëm për shkakun që ia kërkoi votën, jo vetëm që ia mohoi të drejtën pjesëtarit të xhematit të lobojë nëpërmjet rrjeteve sociale, por sipas tij s’ka drejtëtëjetë pjesë e instituconit, bile ia ndaloi lirinë e të shprehurit të të folurit,duke ia parapërcaktuar se mund të flitet me të për çështjet tjera, por asesi për çështjen e institucionit të Këshillit të Bashkësisë Islame.
Edhe pse vet ishte prezent dhe pjesëmarrës i kuvendit zgjedhor në të cilin për të qenë pjesë apo anëtar të institucionit kanë pasë drejt garimi 82 delegat hoxhallar dhe 164 delegat të xhematit, por kjo nuk e pengoi atë që ad hock të jetë përjashtues ndaj të drejtës së xhematit të jetë pjesë i barabartë i institucionit. Ai atë paraprakisht që e ka menduar tani edhe në vepër e ka të realizuar, pasi që sipas tij pjesë të institucionit dhe për të folur për institucionin kanë të drejtë vetëm hoxhallarët e asesesi edhe xhemati, dhe për këtë mendim të tij kryekëput klerikal me apo pa vetëdije u shpërblye nga Kryesia e Bashkësisë Islame me emërimin e tij kryetar i cili tani do të udhëheq Këshillin e Bashkësisë së Hoxhallarëve, e jo Këshillin e Bashkësisë Islame.
Në fund të kësaj kolumne, do të bëjë një apel, aman pas katër vitesh kur do të mbahen zgjedhjet nënivelin lokal të Bashkësisë Islame të Kosovës,na kurseni bile e mos na thirrni fare të jemi pjesë vetëm e “dekorit të demokracisë” dhe “makinerisë së votimit” për të ndihmuar njërinapo tjetrin tabor, taraf, klan të hoxhallarëve për të realizuar dëshirat e tyre për t’u zgjedhur, pasi që zgjedhja e anëtarit të Këshillit ia mundëson edhe gjasat eventuale për emërimin në pozitën e Kryetarit nga ana e Kryesisë. Mjafton të thirrni në Kuvendin zgjedhor vetëm 82hoxhallarë aktual, dhe nëmes vete le të zgjedhin Këshilin dhe pastaj Kryesi do ta emërojë edhe Kryetarin e Bashkësisë së Hoxhallarëve të Prizrenit.