3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Këtyre moshave u takojnë 32 viktimat e sotme në Kosovë

32 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një djalë nën 30 vjeç nga Podujeva.

Një burrë dhe një grua nën 40 vjeç nga Peja janë po ashtu viktima të koronavirusit.

Tre viktimat tjera janë tre burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri është nga Rahoveci, njëri nga Kamenica dhe njëri nga Fushë Kosova.

 

 

9 viktimat tjera, 6 gra dhe 3 burra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Vushtrrisë, Skenderajt, Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Klinës, Gjilanit dhe Gjakovës.

9 viktima, 5 burra dhe 4 gra janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy viktimat janë nga Vitia, tri nga Peja, dy nga Gjilani, një nga Gllogoci dhe një nga Fushë Kosova.

8 viktima, 5 gra dhe 3 burra janë të moshës mbi 80 vjeçare.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1 mijë e 612 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 2 mijë e 460 persona janë shëruar nga ky virus.

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

McCorrmick i Rahovecit shpallet MVP i javës

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë. MVP i javës shpallet J'von McCorrmick...

Lajmet e Fundit