11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

KFOR-i gjerman nga Prizreni zhvendoset në Prishtinë

Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, ka bërë të ditur se ky kontingjent do të largohet së shpejti zyrtarisht nga Prizreni dhe deri në fund të këtij viti do të zhvendoset në Prishtinë ku do të vazhdojë të japë kontributin për një ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë.

Ushtarët gjermanë në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), këshillojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i përkrahin ata në zhvillimin e saj, në proceset e brendshme dhe në bashkëpunimin me autoritete civile, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.

Offermann falënderoi qytetarët e Kosovës në emër të të gjithë ushtarëve gjermanë, të cilët kanë shërbyer në Prizren që nga viti 1999. Ai theksoi me këtë rast veçanërisht mikpritjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen pa rezervë.

jemi krenarë me të arriturat, të cilat kemi mundur t‘i arrijmë vetëm së bashku me popullatën vendase. Qyteti i Prizrenit shumë ushtarëve gjermanë do t’u mbetet gjithmonë në kujtimet më të mira. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen“, tha nënkolonel Dr. Eric Offermann.

Më Shumë

Bali Muharremaj fiton sërish Suharekën

Exit-poll-i i publikuar nga T7 për garën për kryetar të Suharekës. Bali Muharremaj nga AAK ka marrë 57.1% të votave. Kurse, kandidati nga LDK, Ardian Shala...

Komuna e Prizrenit vazhdon afatin për aplikim për projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se është vazhduar afati për thirrjen publike për aplikim të fermerëve për...

Lajmet e Fundit