Kina paditet nga shteti amerikan për shpërthimin e pandemisë

Shteti amerikan i Missourit ka paditur Qeverinë e Kinës dhe Partinë e saj Komuniste për, siç thanë zyrtarë të lartë, mashtrim të qëllimshëm që edhe çoi drejt shpërthimit të pandemisë.

“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të Covid-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Missourit, Eric Schmitt, duke shtuar se “Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”.

Missouri, shtet i udhëhequr nga Partia Republikane e Donald Trumpit, ngriti padi në gjykatën federale.

Kjo padi kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Missourit.

Në anën tjetër Kina e mohon fuqishëm mosmenaxhimin e krizës.

Rastet e para me koronavirus në Kinë janë shfaqur në fund të 2019-s e pas kësaj, shifrat u rritën dhe të prekurit numëroheshin në gjithë botën.

Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 177,000 kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve me mbi 825,000, dhe të viktimave me mbi 45,000.

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit