20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Kioskë private në oborr të shkollës ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren

Ndajnë të njëjtën hapësirë. Shkolla fillore ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, dhe shtëpia e Mehmet Shehut janë në një oborr, raporton T7

E Shehu ka vendosur që katin e parë të shtëpisë ta shndërrojë në kisokë, e që direkt ka dalje në oborrin e shkollës me mbi 1800 nxënës.

Pronari i këtij dyqani ushqimor, thotë se janë të vendosur këtu prej shumë vitesh.

Por, largimi i murit të shtëpisë, dhe qasja direkte e këtij lokali në oborr të shkollës, nuk i duket në rregull drejtorit të këtij institucioni.

I gjithë problemi qëndron me pronësi.

Pos kësaj, sipas Shkurtit është e papranueshme edhe shitja e pijeve energjike për fëmijët nga ky dyqan.

E pronari Shehu thotë se pijet energjike nuk i ka të ndaluara t’i shesë.

Ndërkohë, edhe drejtori i Arsimit në Prizren, Skender Susuri, kërkon mbylljen dhe largimin e kësaj kisoke nga shkolla.

Shkolla ‘’Motrat Qiriazi’ në Prizren, është njëra ndër më të mëdhatë në qytet. Në të zhvillohet mësimi në tri gjuhë, shqipe, turke dhe boshnjake

Më Shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Lajmet e Fundit