3 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Kizolli prezanton platformën për zgjidhjen e komunikacionit rrugor

Kizolli transpoetiPartia Konservatore e Kosovës(PK) e  vlerësoi si mjaft të rëndë gjendjen e komunikacionit rrugor në qytetin e Prizrenit.Sipas PK-së kjo gjendje është shkaktuar nga mungesa e parkingjeve, infrastrukturës së dobët rrugore, bllokimi i trotuareve dhe nga niveli i ulët i shërbimeve në transportin publik.

Partia Konservatore e Kosovës në plan -programin zhvillimor ofron trajtimin dhe zgjidhjen e problemit të transportit urban, mungesës së parkingjeve dhe hapësirave për automjete.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se problem i madh janë edhe mungesat e vend -pritjeve, mungesa e informimit adekuat të qytetarëve, pritjet e zgjatura dhe çmimi i lartë i transportit publik.

“Në qeverisjen tonë çelësi i suksesit do të jetë modeli i ri i menaxhimit të komunikacionit rrugor me fokus të veçantë ndaj transportit publik. Me menaxhim të suksesshëm do të eliminohen pritjet e gjata, do të rregullohen dhe racionalizohen linjat e transportit publik, do të sigurohen vend pritjet cilësore sipas standardeve moderne duke lehtësuar pritjet e qytetarëve në një anë dhe duke shkarkuar komunikacionin rrugor në qytet në anën tjetër. Me këtë do të pakësohen edhe nevojat për parkingje në qytet”, tha Kizolli.

Ai tha se Partia konservatore është e përkushtuar që të lehtësojë lëvizjet dhe shërbimet e transportit urban edhe për personat me nevoja të veçanta, pasi qe deri më tani nuk është siguruar qasja e lirë për këta qytetar të Prizrenit. “Me një investim të vogël është e mundur që automjetet e transportit urban publik të adaptohen edhe për këta nevojtarë”.

Nderim Pasuli, kandidat i PK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit,tha se linjat aktuale të transportit urban publik nuk janë të mjaftueshme pasi që nuk mbulojnë tërë qytetin por vetëm lagjet kryesore dhe ato që janë më profitabile. “Është e domosdoshme që të sigurohet qasja e të gjithëve në këto shërbime dhe të organizohen linjat në çdo lagje ku ka mundësi të integrohet sistemi i qarkullimit urban. Nëse krijohet një rrjet i suksesshëm dhe efikas atëherë qytetarët nuk do të kenë nevojë që të shërbehen me alternativa të tjera më të shtrenjta për transportimin e tyre, sepse është vërejtur se në çdo shtet të zhvilluar më së tepërmi përdoret transporti urban publik për qarkullim të brendshëm në një qytet. Këtë do të realizojmë edhe në Prizren”, tha Pasuli. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bëhet pastrimi i borës në rrugët e fshatrave malore të Suharekës, kryetari Muharremaj në terren

Komuna e Suharekës ka nisur pastrimin e borës në rrugët e fshatrave malore për të siguruar kalueshmërinë dhe lëvizjen e lirë të banorëve. Kryetari i...

Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë. Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të...

Lajmet e Fundit