Kjo është vërejtja e Shkëmbit për Lirinë

Liria nuk ka arritur më tepër se barazimi 1:1 në ndeshjen me Vëllaznimin, ndërsa trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi ka thënë se ishte një lloj reprize e përballjes së kaluar ndërmjet këtyre dy skuadrave.

“Ishte reprizë e ndeshjes së kaluar, veçse atëherë rezultati nga 2:0 u barazua në 2:2, ndërsa sot nga 1:0 në 1:1?, deklaroi Shkëmbi për Super Sport Kosova.

Numri një i bankinës prizrenase ka theksuar se Lirisë po i mungon vazhdimësia.

“Duket se skuadra ime e ka problem të shënojë 3-4 fitore radhazi, andaj na duhet të punojmë më shumë”, është shprehur Shkëmbi. Pas këtij barazimit, Liria renditet në pozitën e tretë me 38 pikë, pesë më pak s Prishtina që është e para.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit