“Këto janë skandale në vete. Është mirë gjyqtari i procedurës paraprake mos të miratojë këso kërkesa të zyrave të Gjykatës së Specializuar që në Kosovë të bëjë spektakle sepse brenda e kanë pasur duke dhënë dëshmi edhe familjarin e familjes Fazliu, por edhe Rrustem Mustafën, komandantin e zonës së Llapit. Po të dëshironin që të konfiskojnë telefona kanë mundur ta bëjnë edhe në Hagë, duke e ditur që ka qenë dëshmitar i Prokurorisë në Dhomat e Specializuara”, ka thënë Klinaku në “Info Plus” të RTK-së.

Tutje udhëheqësi i organizatave të dala nga lufta ka thënë se që nga fillimi kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Madje ai e ka cilësuar si skandaloz kryesimin e panelit gjykues.

“Shokët që i kemi në Hagë po e presin Supremen, e cila edhe pse avokatët kanë bërë kërkesë ashtu siç kanë liruar shumë njerëz me dy të tretat e vuajtjes, atyre po ju stërzgjatet. Ky vendim nuk po merret sepse është caktuar një panel, që e konsiderojmë si skandal që e kanë caktuar kryesuese të panelit pikërisht kryetaren e gjykatës së Katerina Trendavilova”, ka thënë Klinaku.