Klithmat çoroditëse

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e quan të lodhët opozitën në këtë qytet.

Nuk ka kursyer as gazetarët.

Reagimi i tij, ka ardhur pas akuzave të fundit që janë bërë në drejtim të Ekzekutivit të Prizrenit.

Postimi i Bërishës, pa ndërhyrje

Gërhitjet e opozitës së lodhur në Prizren, kundërmimi i disa të vetëquajturve gazetare (tellallë) me disa paçavure informative në rrjetet sociale, dhe kakarisjet e disa “aktivistëve” që kanë humbur privilegjet që i kanë pasur në qeverisjen e “prontistëve”, janë futur në një valle të koordinuar, duke bubulluar dhe duke lëshuar klithma çoroditëse.

Këta tipa harrojnë se ka përfunduar koha kur për politikat zhvillimore si në kulturë, sport, shëndetësi arsim e infrastrukturë është vendosur në formë pazari nëpër kafenetë e qytetit…

Zafa

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit