8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

KMDLNj: Kërkesa e ZRRE-së rrezikon mbijetesën e qytetarëve

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po thonë se kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rivendosjen e tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kW, rrezikon mbijetesën e qytetarëve.Përmes një reagimi për media, nga KMDLNj po thonë se kjo kërkesë është përtej pritjeve të KEDS-it, teksa shtojnë se ZRRE duhet të jetë e pavarur bë marrjen e vendimeve.

“Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymes dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kW është përtej pritjeve më optimiste të KEDS , një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës . ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

KËRKESA E ZRRE RREZIKON MBIJETESËN E QYTETARIT TË KOSOVËS!

Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymes dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kË është përtej pritjeve më optimiste të KEDS , një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës . ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve mirëpo , kyrrë dhe asnjëherë nuk ka qenë e pavarur dhe nuk është as sot por ka shërbyer si profaturë e vendimeve të qeverive të mëparshme sikur që i shërben edhe qeverisë aktuale. Me vet faktin se ZRRE ka luajtur lojë të ndyrë duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike tregon përkushtimin t’i shërbejë politikës e cila edhe ka qenë sikur që është edhe sot tutor i të gjitha shkeljeve ligjore që i bënë kjo agjensi e ” pavarur ” që mbronë interesat e KEDS , të gjitha qeverive ndërkaq në mënyrë flagrante shkel interesin e qytetarëve të Kosovës sikur që padënueshëm promovon dhe shkel të drejtat e njeriut duke ndarë konsumatorë në baza etnike , serbët janë të privilegjuar duke mos e paguar as edhe një cent të vetëm për rrymën e shpenzuar kurse konsumatorët tjerë , të të gjitha përkatësive etnike , pagues të rregulltë dënohen dhe kërcënohen me ngritje tê reja të çmimeve e që janë të papërballueshme.

Tash kur rritja e çmimit të rrymës thuaja është e pashmangshme, për shkaqe objektive dhe subjektive, i tërë angazhimi duhet të bëhet që kjo rtithe të jetë e përballueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët. Rritja duhet të jetë lineare , të vlejë për të gjithë dhe se konsumatori duhet të paguaj aq sa edhe shpenzon duke përjashtuar çdo ndarje diskriminuese në grupe si 600 , 800 , 1000 1500 , 2000 etj. , që paraqet nonsens , sidomos në rrethanat aktuale. Të gjithë shfrytëzuesit e rrymës , sipas parimit kushtetues duhet të trajtohen të barabartë në të drejtat dhe detyrimet që i kanë pavarësisht përkatësisë etnike , moshës , gjinisë , fesë , bindjeve politike etj. Çdo vazhdim i diskriminimit në baza etnike është mohim flagrant i shtetit të së drejtës dhe të gjithë ata që e promovojnë dhe e zbatojnë këtë diskriminim duhet të përgjigjen para ligjit për faktin se asnjë vendim politik nuk mund të jetë mbi ligjin dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

KMDLNj në reagimet e mëparshme ka sqaruar efektet zinxhirore për qytetarët e Kosovës nëse miratohet kërkesa diskriminuese e ZRRE prandaj thërret të gjthë akterët të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për përafrim të interesave të të gjitha palëve gjithnjë duke mbrojtur , në radhë të parë interesin e qytetarëve të Kosovës që, me këtë propozim po rrezikohet seriozisht. Qeveria e Kosovës gjithnjë duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit të Kosovës , si shërbyes i saj e jo të sponsorisojë dhe socializojë humbjet e imagjinuara të një operatori privat siç është KEDS duke dëmtuar qytetarët të cilët , me votën e tyre i kanë dhënë mandatin. Nëse Qeveria e Kosovës e miraton kërkesën e paarsyeshme të ZRRE për shtrenjtim të madh dhe çasje diferencuese dhe raciste që e ka kjo agjensi e ” pavarur ” duke ndarë konsumatorët ekskluzivisht sipas parimit etnik , deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet , në asnjë mënyrë ta lejojnë këtë aq më parë që Kuvendi i Kosovës nuk i përgjigjet Qecerisë por është e kundërta .

Deputetët e Kuvendut të Kosovës , në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ZRRE të vendosë për kategorizim diskriminues të konsumatorëve ndërsa, nëse nuk ia marrin të drejtën ZRRE që të mjelë fonde nga Qeveria e Kosovës për të pagur rrymën për serbët e Veriut të Kosovës, atëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta legalizonin apartejdin në Kosovë. Deklarata e një deputeti të Kosovës se :” me pagesën e rrymës për serbët e Veriut , po e pagujmë sovranitetin e Kosovës…” përveç se është e pamoralshme dhe në kundërshtim me mandatin e deputetit, paraqet edhe shkelhe të Kushtetutes së Kosovës .
KMDLNj edhe një herë bënë thirrje që përmes një zgjidhjeje të pranueshme , të mbrohet interesi i qytetarit të Kosovës në të kundërtën do të vije te përshkallëzimi i situatës për të cilën përgjegjësia do të adresohej , me të drejtë te Qeveria e Kosovës dhe deputetët që do ta mbështetshin këtë diskriminim flagrant në baza etnike .

Ashtu siç shtrenjtimi i rrymës do të kishte efekt zinxhiror për qytetarin e Kosovës duke prodhuar shtrenjtime në të gjitha segmentet, po i njëjti efekt zinxhiror do të prodhonte pasiguri politike , në fushën e sigurisë , të investimeve , punësimit dhe të tjera . Sipas KMDLNj aktualisht duhet të bëhen dy gjëra për ta mënjanuar përshkallëzimin ; e para duhet të arrihet pajtueshmëri midis palëve për një çmim të përballueshëm dhe jodiskriminues dhe , e dyta duhet të informohet opinioni për çmimet reale për faktin se qytetarët po bombardohen me çmime që janë tmerruese ! Po bëhet një luftë e ndyrë për qëllime politike me çmimet e reja të rrymës duke e vënë qytetarin në situatë të sikletshme.

Më Shumë

Gjimnazistët nga Sarajeva dhe bashkëmoshatarët e tyre në “Loyola-Gymnasium” bëhen bashkë në kuadër të projektit “Super-shkollat”

Në kuadër të projektit “Super shkollat", një grup nxënësish të gjimnazit “Obala” nga Sarajeva, prej datës shtatë maj po qëndrojnë në kampusin e “Loyola-Gymnasium”...

Juventusi gati të thej rregullin e pagave për Pogban

Paulo Pogba mund të rikthehet te Juventusi pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United. Mesfushori francez është futur në vitin e...

Zelensky feston fitoren e Ukrainës: Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka uruar Orkestrën Kalush për fitoren e tyre për Ukrainën. “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën”, ka...

Hajnat vjedhin mbi 10 mijë euro në një shtëpi të Prizrenit

Hajnat kanë bërë kërdi në një shtëpi në rrugën “Arta” në Prizren, ku kanë vjedhur mijëra euro para të gatshme, derisa familja s’ishte aty. Rasti...

Sulmohet zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizimit në Suharekë

Një rast i rrahjed ka ndodhur  në objektin e komunës sëSuharekës, ku është sulmuar një zyrtare e Drejtorisë së Urbanizimit. Sinjali mëson se i dyshuari...

Mungesë rekorde e punëtorëve në Gjermani, cilat janë profesionet më të kërkuara?

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti është përkeqësuar më tej, sipas Institutit të...

Sot mot me diell dhe temperatura të larta

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell. Sipas parashikimit të motit sot dhe nesër do të ketë më shumë...

Qeveria thotë se ka arritur t’i bindë disa shtete për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës është zotuar se sivjet do të ndërmarrë disa hapa drejt konkretizimit të proceseve integruese në Bashkimin Europian. Në një deklaratë për Radion...

S’ishte parë tri ditë nga fqinjët dhe banesa po i kundërmonte erë, gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Prizren pasi fqinjët e tij kanë raportuar se ai nuk është parë për tre...

Zgjohuni nga gjumi dogmatik o Akademik shqiptar!

Shkruan: Fadil Maloku, Profesor universitar Zgjohuni nga gjumi dogmatik o Akademik shqiptar! 1. Sepse, po ofrohen momente tejet të volitshme historike për t’u faktorizuar edhe një...

“Kundër flokëve të gjatë”, tregim nga Pier Paolo Pasolini

Hera e parë që kam parë flokëgjatë ka qenë në Pragë. Në hollin e hotelit ku rrija hynë dy djem të huaj, me flokë...

‘Jetoj me tre burra në shtëpi’/ Çiljeta bën rrëfimin e pazakontë

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka bërë një rrëfim ndryshe për familjen e saj. Ajo ka...

Zyrtare: City transferon Haalandin

Skuadra e Premier Ligës, Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit. City ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje në parim edhe...

Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të...

“Rusia e ka humbur plotësisht Ukrainën”

Ish-ambasadori kinez, Gao Yusheng ka kritikuar ashpër Putin për pushtimin e Ukrainës. Në një komunikim për mediat ai ka deklaruar se Rusia e ka humbur...

AAK kërkon nga Qeveria të lejojë tërheqjen e kursimeve nga Trusti dhe rishikimin e Projektligjit për pagën minimale

Tre deputetë të AAK-së, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media kanë kërkuar nga qeveria që të mundësohet tërheqja...

Lajmet e Fundit