Ndahet nga jeta veterani dhe invalidi i UÇK-së nga Zhuri, Ilmi Kurtaj

Është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Zhuri i Prizrenit, Ilmi Kurtaj.

Kurtaj ishte plagosur në betejën e Gorozhupit në vitin 1999, derisa shëndeti kohëve të fundit ju kishte rënduar si rezultat i plagëve të marra.

Ai ishte pjesë e Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër.TV Prizreni

Më Shumë

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit