8.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Koalicioni i madh, në krizë të votave

Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, megjithëse i ka mbi 85 deputetë, në raste të caktuara po dështon t’i sigurojnë votat e nevojshme për të marrë vendime të rëndësishme, e në disa raste edhe po i mungon kuorumi për të mbajtur seanca apo mbledhje të komisioneve parlamentare.

Ndër dështimet më të mëdha është mosratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, në vlerë prej rreth 40 milionë euro. Kjo ka ndodhur në seancën e së enjtes, në të cilën koalicioni nuk arriti as ta vazhdojë seancën për të shqyrtuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

“Zëri” ka provuar të marrë qëndrimin e koalicionit qeverisës për këtë çështje, por kjo ka qenë e pamundur. Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se zgjedhjet janë opsioni i vetëm për të tejkaluar këtë situatë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se udhëheqësit e institucioneve, vuajnë nga mungesa serioze e legjitimitetit dhe besueshmërisë. Madje Lekaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK-“Srbska” është i papërgjegjshëm. Prandaj, sipas tij është e nevojshme që të mbahen zgjedhjet në mënyrë që të rilegjitimohet skena politike në vend.

Më Shumë

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

Goditen me veturë dy këmbësorë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Sipas konfirmimit nga Policia...

Lajmet e Fundit