18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Lotët e Lirisë për Xhenetën nuk shterojnë

L otët e saj nuk po shteren, edhe pse janë derdhur lumë gjatë këtyre ditëve. Dhembja për vajzën trevjeçare, Xhenetën, nuk mund të shuhet sa të ketë jetë Lirie Gashi, e ëma e Xhenetës që jeton në Prizren. Lirie Gashi ka falënderuar stafin e gazetës “Kosova Sot” që, sipas saj, ka bërë të pamundurën që ta ndihmojë këtë familje dhe të mos vijë deri te tragjedia që erdhi me humbjen e vajzës. Ajo shton se shkrimet e gazetës për të e kanë ndihmuar në forma të ndryshme, sidomos kur kanë vërshuar ndihmat për këtë familje.”Unë kam pasur një fat të keq. Edhe ishbashkëshorti me mua nuk është sjellë mirë. Por unë dua të falënderoj gazetën ‘Kosova Sot’ që ka bërë aq shumë për mua”, shprehet Liria teksa ca pika lotësh i rrjedhin nëpër faqe.

“Ishim bashkë me kunatën time, Luljetën, dhe katër fëmijët aty. Shtëpia u rrënua dhe mbeturinat ranë mbi trupin e Xhenetës. Unë shpejt i kam larguar fëmijët e vëllait dhe djalin tim dhe pastaj e kam kapur Xhenetën. Mirëpo, aq shpejt ka rrëshqitur një pjesë e fortë e betonit dhe disa qerpiçë dhe kanë mbuluar trupin e Xhenetës. I hoqa ato, por pashë se nga hundët dhe goja e saj dilte shumë gjak. E kam kapur Xhenetën dhe e kam hipur në një veturë të panjohur. Vajzën në spital e kam dërguar të gjallë. Besoni më shumë se dhjetë minuta Xheneta ka qenë gjallë dhe më pas iu ndal fryma dhe iku nga kjo botë”, u shpreh Liria për “Kosova Sot”. Shton se mjeku e deklaroi vdekjen e së bijës.

“Kur mora lajmin desh u çmenda. Erdhën vëllezërit dhe dajat ngase në ato momente askush nuk guxonte të më afrohej, as mjekët e as policët”, është shprehur ajo.

“Jam me gjysmë zemre” Edhe pse kishte protestë të mërkurën për Xhenetën, Liria nuk mori pjesë në të.”Nuk kam forcë as të dal, as të flas e as që dua më të jetoj. Jam ngushtuar shumë. E di se Zoti ka dashur kështu. Unë s’kam asgjë kundër komunës së Prizrenit, por kam kundër inspektores, Dashurisë, sepse ajo m’i ka hequr disa rraqe që i kam pas vendos aty që mos të afrohen fëmijët. Sepse e kemi ditë se ajo një ditë do të rrënohet, por më ka fyer shumë ajo inspektorja. Do të pres se çka do të thotë drejtësia. Jam nënë dhe ju betohem në Zot se zemra m’u ka bërë grimë-grimë. Unë jam e bindur se drejtësia do ta thotë fjalën e saj e pastaj do të shohim. Është e vërtetë se unë kam problem strehën, por po besoj se do të gjenden mundësi dhe humanistë që të ndihmojnë dhe unë të kem një strehë mbi kokë dhe të rris tashmë djalin tim që më ka mbetur. Shprehet se ende s’po mund të pajtohet me vdekjen e Xhenetës.

“Shumë vështirë po e kam në mëngjes dhe në mbrëmje, kur po i shtroj djalit dhe po më mungon Xheneta. Kur zgjohem e shoh se ajo po më mungon. Besoni se pak orë fle dhe tërë kohën jam me Xhenetën”, u shpreh Liria/kosova sot/

Më Shumë

Fenomeni Luiz Ejlli, imazhi i ri i Golden Eagle

Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2, do të jetë fytyra e re e Golden Eagle. Pas përfundimit të kontratës që kishte me...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Lajmet e Fundit