17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Koalicionin e bënë drejtuesit jo legjitimë të LDK-së

Isa mustafaaaVlefshmëria e vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’u bashkuar me PDK-në për të formuar qeverinë e re, mund të vihet në pikëpyetje nga anëtarësia e këtij subjekti. Kjo pasi që janë bërë 15 ditë që kur udhëheqësisë së LDK-së i ka skaduar mandati.

Zgjedhjet e fundit brenda LDK-së të mbajtura më 7 nëntor 2010, sollën në krye të partisë kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, Isa Mustafën, i cili deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit të VII zgjedhor të LDK-së nuk kishte bërë të ditur kandidaturën e tij.

Veprime të tilla të Mustafës, të cilësuara asokohe nga njohës të rrethanave politike si dinake, nuk përfundojnë me kaq, meqë ai pas gati gjashtë muajsh që qëndroi në bllok me AAK-Nisma e Vetëvendosje, vendosi t’i bashkohet Hashim Thaçit, për të formuar qeverinë.

Sipas njohëseve të rrethanave politike, edhe pse udhëheqësia e LDK-së po funksionon pa kredibilitet të plotë, do të ishte e vështirë që koalicioni PDK-LDK të prishej, meqë për këtë do të duhej guxim dhe vendosmëri e çeliktë nga ana e anëtarëve të LDK-së./Tribuna/

Më Shumë

Investim 800 mijë euro në Dragash për stabilizimin e furnizimit me energji

Në Komunën e Dragashit kanë nisur punimet për një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore që synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në...

Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka folur para seancës së 46’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo foli edhe për deklaratat...

Lajmet e Fundit