20.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kolegët për Adnan Abrashin: Ishte brilant

Janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e publicistit nga Prizreni, Adnan Abrashi.

Kolegët e kujtojnë më mall figurën e Adnanit.

Ata thonë se Adnan Abrashi ishte njëri ndër publicistët më aktiv në mediat shqiptare.

Gazetari Demir Reshiti tha se Adnan Arashi ishte zëri kundër dukurive negative.

“Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë. E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren”, tha Reshiti .

“Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”.

“Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bëjnë që të mos e harrojmë kurrë! “

Historiani Sheradin Berisha vlerëson se me vdekjen e publicistit Adnan Abrashi, gazetaria shqiptare humbi shumë .

“Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare, për familjen Abrashi, miqtë e tij dhe për gjithë shqiptarët! “, shprehet Berisha.

Opinionisti Besnik Kryeziu thotë se Adnan Abrashi ishte intelektual brilant.

“Adnani ishte njeri i mrekullueshëm, intelektual brilant”, kujton ai.

Gazetari Qazim Thaçi tha se Adnani ishte zë i pashterrshëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Adnan Abrashi, ishte një zë i fuqishëm që në vitet e vështira(1990) ngriti kërkesën e tij për Kosovën Republikë”, tha Thaçi.

“Për më shumë se dy dekada ai mbeti zë i pashtershëm për të drejtat e shqiptarëve”.

“Analizat që i bëri në shtypin e kohës kanë një vlerë të shtuar në demokraci”.

“Njerëzit e penës dhe lexuesit e ndjejnë mungesën e tij”, shprehet Thaci./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit