5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Komedia “Muaji i Mjaltit” premierë në Prizren

Në Teatrin Profesional të Prizrenit nesër me fillim nga ora 20:00 prezantohet premiera e shfaqjes “Muaji i Mjaltit” me regji të Ben Apollonit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Muhamed Arifi, Alban Cela, Florentina Ademi, Zana Duraku,Valmira Hoti, Albulena Bardhi dhe Enis Meta.

“Muaji i mjaltit” është shfaqje që rrëfen pushimin e një qifti të sapomartuar, i cili nuk kalon aspak ëmbël, por me plotë telashe, ndërsa shfaqja do të realizohet me situata dhe karaktere komike.

Regjisori Ben Apolloni tha për KosovaLive se shpreson në suksesin e kësaj shfaqje, si dhe reprizimin e saj edhe nëpër teatrot e tjera.

“Shpresoj që menaxhmenti i Teatrit të Prizrenit ta dërgojë shfaqjen edhe nëpër teatrot e tjera. Në fakt kjo praktikë do të duhej të ndiqej nga të gjithë udhëheqësit e teatrove nëpër Kosovë, sepse vetëm kështu do të gjallërohej jeta teatrore në Kosovë”, thekson ai.

Kurse në Teatrin e Prizrenit shfaqja do të reprizohet më 4 dhe 5 qershor./KosovaLive/

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit