21.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Komplot parlamentar

Rexhep Qosja 

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!

E rrëzuan Qeverinë e shpresës!

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.

Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

Nuk e rrëzoi populli. Jo.

E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më!

E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.

Se do të bëjnë çmos për ta rrëzuar Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës e treguan ditën e formimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Atë ditë, në atë mbledhje, u dëgjuan fjalë sulmesh, fjalë fyerjesh dhe fjalë kërcënimesh kundër saj dhe sidomos kundër kryeministrit të saj.

Kush janë ata që e rrëzuan Qeverinë?

Janë ata që i tmerroi fitorja e Lëvizjes që e krijoi qeverinë – fitorja e Vetëvendosjes.

Janë edhe ata, në të vërtetë prijësit e atyre, që e krijuan koalicionin me ta për krijimin e asaj Qeverie.

Ata e rrëzuan, në të vërtetë ata e prenë në besë.

Pse e rrëzuan?

Pse e prenë në besë?

Cilat janë arsyet e rrëzimit, e prerjes në besë të Qeverisë së ndryshimit dhe të shpresës?

Ata që e përgatitën rrëzimin, opozitarët, thonë gënjyeshëm, propagandueshëm se qeveria gjatë atyre 50 ditëve, që ia lejuan, u tregua antiamerikane dhe e rrezikoi Kosovën me sanksione që SHBA-ja gjoja do t’ia vinte Kosovës!

Pjesëmarrësit e dytë të koalicionit, në të vërtetë të parët e LDK-së, e thonë duke mashtruar opinionin se Qeveria u rrëzua, e para, pse e shkarkoi pa u konsultuar me ta ministrin e Punëve të Brendshme që vinte prej partisë së tyre dhe, e dyta, për shkak se nuk deshi të hiqte tarifën në mallrat e Serbisë e të Bosnjës.

Kryeministri i qeverisë, Albin Kurti, ndërkaq, thotë se qeveria e kryeministruar prej tij u rrëzua për shkak se ai e kundërshtoi shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e Serbisë që është paraparë në bisedimet midis kryetarit të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë.

Është një arsye tjetër, megjithatë, që realizuesit e rrëzimit të Qeverisë i ka shqetësuar më shumë se arsyeja e të parëve, opozitarëve, dhe arsyet e të dytëve, udhëheqësve të LDK-së.

Cila është ajo arsye?

Ajo është arsyeja që e dijnë, që e ndjejnë, që e theksojnë, që e përjetojnë shembshëm shumica e qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shpejt pas konsituimit, t’i rrëgjojë, në të vërtetë t’i komprometojë privilegjet e pushtetarëve të lartë dhe partizanëve të tyre, t’i shpërbëjë infrastrukturat e eksploatimit e të zhvatjeve të Kosovës prej atyre që ishin në pushtetin e saj prej ditëve të para të pasluftës çlirimtare të UÇK-së e sidomos prej atyre që ishin në pushtet prej se Kosova u shpall shtet me 17 shkurt 2008.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit kur e paralajmëroi ligjin për hetimin e prejardhjes së pasurive të të gjithë të pasuruarve politikë duke shfrytëzuar postet politike e shtetërore për të krijuar pasuritë e tyre të luajtshme e të paluajtshme në Kosovë e jashtë Kosovës.

Mund të mendohet kështu a ashtu, por nuk ka dyshim se nxitësi i rrëzimit të Qeverisë u bë kryetari i Kosovës, me dy nismat e tij – me nismën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ende ishin vetëm 17 të prekur prej koronavirusit dhe me denoncimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë me të cilin u ndalohet qytetarëve, si u tha në atë denoncim, “lëvizja e lirë”, e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Mund të besohet se as gjendja e jashtëzakonshme e as denoncimi i Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për atë “kufizim të lirive të lëvizjes”, që sot po e zbatojnë gati të gjitha vendet evropiane në luftën e tyre kundër pasojave të koronavirusit, nuk do të ishin paramenduar sikur kryetari i Kosovës mos të ishte marrë vesh me mocionistin, domethënë me kryetarin e LDK-së. Dhe, ashtu në atë marrëveshje u bashkuan dy shqetësime të forta politike, financiare e materiale, kundër Qeverisë, kundër Vetëvendosjes dhe kundër kryeministrit Albin Kurti. Dhe, kundër qëndrueshmërisë dhe mirëkuptimit për Kosovën në botë.

Këto dy shqetësime i kishte bërë edhe më të forta, më vepruese, më ndikuese, më alarmuese, më të pandalshme, parimësia, vendosmëria dhe ndershmëria politike e Albin Kurtit që janë virtytet e tij të larta e sidomos virtyti i tij më i lartë– dhuntia mendore politike e kulturore.

Se si krejt u shpreh ky shqetësim alarmues, i pandalshëm i të shqetësuarve e pamë dje, në mbledhjen dymbëdhjetëorëshe të Kuvendit të Kosovës.

E se si krejt do të mund të shprehet ai shqetësim alarmues, i pandalshëm, në javët, në muajt a në vitet e ardhshëm mbetet të shihet.

Lëvizjes Vetëvendosje iu hakmorën dje rinia e saj, risia e saj, pastërtia e saj politike, aftëstë e saj të përgjithshme dukshëm dalluese dhe sidomos përkushtimi i saj ndaj gjendjes sociale të qytetarëve të Kosovës.

E Albin Kurtit ju hakmorën dje mençuria, ndershmëria, parimësia dhe përgjegjshmëria e tij politike, shoqërore, shtetërore dhe kombëtare.

Dhe kështu me hakmarrjen ndaj rinisë, risisë, vendosmërisë, pastërtisë, aftësive të Vetëvendosjes dhe mençurisë, ndershmërisë, parimësisë e përgjegjshmërisë së Albin Kurtit u mbytën njëherë për njëherë ndryshimet dhe besimi për të cilat votoi populli i bindur se me rininë e risitë e Vetëvendosjes Kosova do të bëhet shtet stabil, funksional, demokratik, shtet juridik, shtet që do të lirohet prej eksploatuesve, zhvatësve, shfrytëzuesve të tij të rehatuar në postet politike, partiake e shtetërore.

A do të mund të jetohet edhe më tej këtu? Më pyetën disa të rinj në mesazhet që më dërguan e në thirrjet telefonike pas miratimit të mocionit fatal kundërhistorik të votuar dje në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Varet prej jush, arrita t’u përgjigjem disave prej tyre.

Ju jeni ata që jetojnë sot e që duhet të jetoni edhe nesër në Kosovë, prandaj ju duhet ta bëni Kosovën ashtu si është më së miri për jetën tuaj.

Ju jeni sovranët e Kosovës.

Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë shfrytëzuesit dhe zhvatësit e djeshëm e të sotëm politikë të pasurive të saj e që të tillë, shfrytëzues e zhvatës politikë të pasurive të saj, po duan të jenë edhe nesër! Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë zhvatësit e mëdhenj politikë të pasurive të saj.

Etërit e vëllezërit më të moshuar të Opozitës, në vend se, në sajë të meritave që kanë për Luftën dhe në Luftën Çlirimtare, në njërën anë, dhe për shkak të mëkateve të ndryshme politike pas Luftës, në anën tjetër, t’i afronin të rinjtë e Vetëvendosjes, të tregonin gëzimin për fitoren e tyre, për gatishmërinë, për aftësitë e virtytet me të cilat do t’i shërbenin Popullit e Shtetit edhe politikisht; në vend se të bashkoheshin me ta në luftën kundër rrezikut botëror që po i kërcënohet edhe Kosovës – në luftën kundër koronavirusit, ata u treguan të kompleksuar e të frikësuar prej asaj gatishmërie, prej atyre aftësive, prej atyre virtyteve të të rinjve dhe bënë komplotin e dytë politik zëkeq ndaj tyre.

Ani ku se?

Në Kuvendin e Kosovës.

E papritur!

E paharruar!

Historikisht ndëshkueshëm e kujtuar dhe e shënuar.

Prishtinë,
26.03.2020

- Advertisement -

Më Shumë

Qeveria nga sot mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët

Ministrja Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga sot (1 gusht 2020), e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës...

Haskuka: Për shkak të krizës ekonomike, Autostrada e Dukagjinit nuk besoj se do të ishte në interes të qytetarëve

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini ka thënë se ka zgjidhje më të mira se ndërtimi i një autostrade...

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19. Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që...

Era Istrefi me poza provokative, fokuson të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë. Ajo nuk kursen veten për pozat e...

Liqeni i Lepurit në Shëngjergj, një nga bukuritë e Malësisë së Tiranës

Liqeni i Lepurit në fshatin Shëngjergj, shumë pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një destinacion për të apasionuarit pas hiking. Ministri i Turizmit dhe...

Urimi i Nismës në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Nisma në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin. “Kurban Bajrami është ditë ku duhet të dëshmohet sakrifica dhe solidariteti...

Vërmicë, ndalohen dy shtetas të Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit

Janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë të hënën, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve...

Punëtoria në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të mërkurën rreth orës 05:30,...

Dy mësime të arta nga Nënë Tereza

Rrugëtimin si misionare, Nënë Tereza e ka nisur në kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë, ka udhëtuar drejt...

Isa Mustafa mposht koronavirusin – rezulton negativ

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka arritur që ta mposht koronavirusin. Këtë ai e ka bërë tëë ditur përmes një njoftimi në...

Rahovec: Policia mbyll pishinën ku ishin mbledhur shumë persona

Policia e Kosovës ka ndërhyrë dje për të mbyllur një pishinë në Rahovec.Njësiti policor gjatë inspektimit ka vërejtur rreth 30 deri në 40 qytetarë...

Rishikimi i buxhetit – u tha se do të miratohet këtë javë, ende nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin...

Oda Amerikane themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se themeloi komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në...

Barcelona s’do ta nënshkruajë Neymarin

Skuadra e Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me futbollistin Lautaro Martinez nga Interi apo me Neymar nga Paris Saint-Germain. Kështu...

Me pi kafe në Gjermani ka rregulla

Abdullah  Thaçi Nuk ki gjasa me hy në lokal brenda pa maskë! Hynë me maskë e merr kafen, kiflen, lemenken ose jupin, e del jasht,...

Haxhi Shala: E refuzova postin e ministrit, për të votuar Qeverinë Hoti

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka treguar arsyen e daljes nga Nisma Socialdemokrate. Në emisionin Sonte në T7, Shala ka thënë se nuk ishte posti...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...

Kryeministri Hoti doli pozitiv me Covid-19, sot bëri disa vizita në Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. I njëjti tregoi se nuk kishte simptoma, përpos një kollë të lehtë. Sot, Hoti...

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai...

Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë një qytetare nga Theranda, e cila ishte e infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë,...

Barcelona s’do ta nënshkruajë Neymarin

Skuadra e Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me futbollistin Lautaro Martinez nga Interi apo me Neymar nga Paris Saint-Germain. Kështu...