Komuna e Malishevës, e përgatitur për ofrimin e shërbimeve dhe pritjen e mërgimtarëve

Fundi i muajit dhjetor dhe fillimi i muajit janar, është periudhë kur mërgimtarët vijnë në vendlindje për pushime dhe rrjedhimisht në administratën komunale shtohet edhe vëllimi i punëve, për shkak të nevojave që i kanë mërgimtarët tanë, për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme. Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, është e përgatitur për pritjen dhe ofrimin e shërbimeve për mërgimtarët, pa asnjë pengesë.

Kështu u tha sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka mbajtur Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njofton Zyra për Informim Publik, përcjell PrizrenPress.

Sipas Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, komuna është e përgatitur maksimalisht për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për mërgimtarët në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit dhe për këtë qëllim, janë marrë të gjitha masat dhe në kuadër të këtyre masave, edhe oborri i komunës pritet të jetë tërësisht në shërbim të mërgimtarëve.

Në festat e fundvitit, rritet edhe konsumi i mallrave, dhe me qëllim të ofrimit të mallrave të sigurta për përdorim, Drejtoria e Inspektoratit i ka marrë të gjitha masat për mbikëqyrjen e rreptë të dyqane dhe marketeve. Po ashtu, inspektorati, në bashkëpunim me organet e rendit ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë shitjen e pautorizuar të mjeteve piroteknike, si dhe shitja e mjeteve piroteknike duhet të bëhet vetëm në afatet e lejuara për shitjen e tyre.

Sa i përket realizimit të projekteve kapitale, u bë e ditur se disa projekte janë në vazhdim dhe të gjitha ato pritet ti realizojnë punimet sipas planifikimeve të parapara, përfshi edhe projektet dyvjeçare. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit