Fillon intervistimi i Smajl Latifit nga Gjykata Speciale

Kryetari i Rahovecit, ish-komandant i UÇK-së, Smajl Latifi, ka hyrë për intervistim nga dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Sipas raportimit të EO, ish-komandanti i UÇK-së, do të merret në pyetje për luftën në rrethinën e Rahovecit.

Gjatë kohës së luftës, kreu i Rahovecit ka qenë një prej komandantëve në zonën e Rahovecit.

Thirrjen për intervistim nga Specialja, Latifi e kishte bërë të ditur në muajin tetor të këtij viti. Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, shkruan Ekonomia Online.

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit