0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Komuna e Malishevës kundërshton shpërblimin jubilar për ish-mësimdhënësin Haxhi Bytyçi

Ish-mësimdhënësi Haxhi Bytyqi, përmes padisë, po kërkon nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, që ta obligojë Komunën e Malishevës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, që atij t’i kompensohen tri pagat përcjellëse dhe tri paga jubilare, të cilat pretendon se i takojnë me rastin e pensionimit.

Në seancën e së hënës, palët kanë dhënë fjalët përfundimtare, në të cilën i autorizuari i paditësit, avokati Nuhi Krasniqi, deklaroi se qëndron pranë padisë dhe kërkesëpadisë, dhe kërkon t’i kompensohen pagat jubilare dhe përcjellëse, të cilat i takojnë në bazë të Kontratës Kolektive.

Sipas të autorizuarit të paditësit, avokatit Krasniqi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Malishevës, paditësit është e obliguar që t’i paguajë shumën në lartësi prej 2,771.04 euro, në emër të tri pagave përcjellëse, dhe tri pagave jubilare, si dhe shpenzimet procedurale në shumën e përgjithshme prej 260 euro.

Ndërsa, përfaqësuesi i të paditurës, avokati publik komunal, Mujë Sahitaj, në fjalën përfundimtare deklaroi se e konteston padinë e paditësit sa i përket pagave jubilare, dhe kërkon nga gjykata që kjo kërkesë të refuzohet.

Kurse, sa i përket pjesës tjetër të padisë për tri pagat përcjellëse pas pensionimit, Sahitaj, tha se nuk e konteston, ndërsa sa i përket shpenzimeve procedurale, kërkon nga gjykata që të njëjtat t’i aprovojë pjesërisht.

Haxhi Bytyqi , në cilësinë e paditësit më 22 janar 2019, ka ngritur padi në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, për kompensimin e pagave pas pensionimit dhe shpërblimit jubilar, duke u bazuar në nenin 52 dhe 53 të Kontratës Kolektive, e cila ka hyrë në fuqi  me 1 janar 2015, si dhe Kontratës Kolektive të Arsimit Parauniversitar e lidhur në mes të SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas padisë, paditësi me rastin e daljes në pension ka shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore brenda Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, për të marrë tri pagat përcjellëse si dhe tri paga në emër të shpërblimit jubilar, mirëpo kjo e fundit nuk e ka përmbushur obligimin ligjor.

Në padi thuhet se edhe pse paditësi Bytyqi kishte punuar në Shkollën e Mesme të Ultë “Salih Bytyqi”, në Shkozë, Komuna e Malishevës, prej vitit 1980 deri në vitin 2015, Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim e ka refuzuar kërkesën e paditësit për kompensimin e tri pagave pas pensionimit dhe tri pagave të shpërblimit jubilar, me arsyetimin se kjo drejtori nuk është nënshkruese e Kontratës Kolektive, dhe se nuk ka kurrfarë obligimi për të bërë pagesën e këtyre pagave. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare me temën “Kalaja e Prizrenit”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim pullën e re postare me temën “Kalaja e Prizrenit”.     “Ky emision është një...

Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75...

Lajmet e Fundit