Komuna e Malishevës ndan 150 bursa për studentë

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë.

Pas vlerësimit nga ana e komisionit, Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes studentët me bursa.

Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe janë nga Komuna e Malishevës.

Shuma e për subvencion është nga 50 euro në muaj dhe këtë subvencion, studentët do ta marrin për gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën kohore Janar-Qershor 2018. Sipas kësaj dhe vendimit të nxjerrë nga ana e kryetarit, Komuna e Malishevës, ka ndarë 45 mijë euro, për ti mbështetur studentët, të cilët studiojnë në universitete publike,

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit