Komuna e Malishevës ndanë 224 bursa për studentë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim edhe për vitin 2019/2020 shpalli konkurs për bursa për studentët e rregullt që vazhdojnë studimet në universitetet publike e që janë me vendbanim nga Komuna e Malishevës, këtë konkurs e mbështeti fuqishëm, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i cili mori vendim që t’u ndahen bursa studentëve.

Përfitues të bursave për vitin akademik 2019/2020 nga Komuna e Malishevës janë 224 studentë të cilët vazhdojnë studimet nëpër drejtime të ndryshme, me këtë rast, studentëve u kërkohet angazhim në studim dhe mësim sa më cilësor në fushat që studiojnë dhe sa më parë të përfundojnë me studime e kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Komuna e Malishevës, vazhdon të ketë prioritet në politikat qeveritare lokale, mbështetjen e studentëve edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit