Komuna e Malishevës ndëshkon drejtorët dhe mësimdhënësit

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur, se në kuadër të zhvillimit të detyrave dhe aktiviteteve si drejtori, ka identifikuar mungesa në orarin e punës nga ana e gjashtë drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së mëditjeve.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "L G Asociation "Loyola-Gymnasum" KONKURS PER REGJI?TRIMIN E NXENESVE PER VITIN SHKOLLOR 2022-2023 KLASAT 6,10 Per nxënësit interesuar ofrojme akomodim në konvikte, nga hëna deri të premten. Ofrojme mesim pergatitor per provimin pranues. Më shume info: 044 434 087 alg-info@alg prizren.com Rruga Tranzitit, Petrovë 000, Prizren, Kosovë www.alg-prizren.com/aplikimet C"

“Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka deklaruar drejtoresha Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit