1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm

Nga Komuna e Malishevës bëjnë të ditur se përderisa ky qytet është në karantinë ata janë duke vazhduar t’i ndihmojnë edhe personat e moshuar të cilët jetojnë vetëm, transmeton Klan Kosova.

Sipas njoftimit të Komunës njëra nga këto persona është edhe H.G. nga Kijeva, të cilën sot e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe e ka ndihmuar me pako ushqimore.

“Gjendja e saj, është lajmëruar nga banorët e Kijevës, dhe në bashkëpunim me kryetarin e Kijevës, Bashkim Gashi, nënkryetari Berisha, e ka vizituar dhe i ka ofruar mbështetjen e komunës, duke e siguruar se asaj nuk do ti mungoj asgjë për jetesë”.

““Apeloj tek të gjithë ata që kanë njohuri për raste të tilla, për familje në nevojë emergjente, për persona të moshuar të cilët nuk mund të dalin për tu furnizuar, qoftë për shkak të kushteve ekonomike, qoftë për shkak të kufizimit të lëvizjeve, ta njoftojnë komunën, pasi ne jemi 24 orë në ditë, në shërbim të qytetarëve dhe të gjitha rastet e tilla, të identifikuara do të ndihmohen, në çdo kohë dhe në çdo vend të territorit të Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke ju bërë thirrje që të na kontaktojnë për raste të tilla të familjeve në nevojë, që nuk mund të lëvizin gjatë kësaj periudhe, për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe sigurisë për të mbrojtur nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Më Shumë

Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e Nëntorit

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, me rastin e festave të nëntorit, ka zhvilluar disa aktivitete. Me këtë rast, sot është mbajtur...

Arrestohen 18 persona në Prizren për skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona në Prizren, të dyshuar për përfshirje në “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm” si dhe...

Lajmet e Fundit