22.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Komuna e Prizrenit informon pronarët e parcelave në “Zonën e Industrisë së Lehtë” për hapjen e rrugëve në këtë zonë

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH), gjatë ditës së sotme ka organizuar një takim informues me pronarët e parcelave që gjenden në “Zonën e Industrisë së Lehtë”.
Në këtë takim që u mbajt në hapësirat e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH), Beni Kizolli, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, drejtori i Administratës Osman Hajdari dhe zyrtarë të tjerë nga DUPH
Duke dhënë informacione të detajuara në lidhje me fillimin e punimeve të hapjes së rrugëve në këtë zonë, drejtori Kizolli, deklaroi se ky takim fillimisht po mbahet me qëllim të informimit të qytetarëve ndërsa gjatë javës së ardhshme do të organizohet edhe një takim tjetër me qytetarët, ku pronarët e zonave do të kenë mundësi të debatojnë dhe t’i shprehin propozimet – shqetësimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Lajmet e Fundit