8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Komuna e Rahovecit binjakëzohet me dy komuna Italiane, Frascineto dhe Civita

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar dy deklarata që kanë të bëjnë me binjakëzimin e Komunës së Rahovecit me dy komuna të Italisë, Frascineto dhe Civita.

Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin Angelo Catapano nga Komuna e Frascinetos, Alessandro Tocci nga Komuna Civita dhe ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.

Në dokumentin e nënshkruar në mes të Komunës së Rahovecit dhe dy komunave Italiane, Frascineto dhe Civita thuhet se palët nënshkruese të deklaratës do të hulumtojnë dhe harmonizojnë marrëdhëniet të ndryshme ekonomike si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal dhe rural, në ekonomi, bujqësi, programe, fonde dhe projekte të BE-së, turizëm, kulturë, sport, arsim, shkencë, dhe fusha tjera për të cilën palët nënshkruese mund të shprehin interesimin e tyre dhe të krijojnë kushte për thellimin e mbështetjes së marrëdhënieve miqësore të administratës rajonale, vendbanimeve dhe vetëqeverisjes lokale në të dy anët.

Po ashtu në deklaratën e nënshkruar thuhet se palët nënshkruese do të fillojnë elaborim të hollësishëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila në pajtim me ligjin e brendshëm të secilës palë, do të miratohet nga autoritetet kompetente të palëve nënshkruese të kësaj deklarate.

Më Shumë

Sevilay Igci-Hapçi emërohet kryesuese e Komitetit për Komunitete në Prizren

Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës - dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit