9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Komuna e Rahovecit ndan 130 pako ushqimore për familjet me nevojë

Në prag të festës së Fitër Bajramit, komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka bërë sot shpërndarjen e 130 pakove ushqimore për familjet me nevojë në komunën e Rahovecit.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Rahovecit, Munib Durguti tha se deri të përzgjedhja e familjeve ka ardhur pasi që është formuar komisioni i veçantë për përzgjedhjen e familjeve me nevojë.

“20 pako u janë ndër shoqatës së OVL e UÇK-së për anëtarët e saj me nevojë, 20 pako u janë ndarë shoqatës së pensionistëve për anëtarët e tyre me nevojë 5 pako për shoqatën e të verbërve, 31 për nënat vet ushqyese, mbajtëse të familjeve si dhe për rastet tjera sociale të cilat janë identifikuar nga komisioni i formuar nga drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale” tha Durguti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Lajmet e Fundit