Vuçiq bën hajgare me investimin e Shqipërisë (Video)

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij të sotme në Preshevë ku u takua edhe me kreun e kësaj komune, Ragmi Mustafa nuk i la anash as batutat.

Gjatë qëndrimit në qendrën e maternitetit në Preshevë ai duke iu falënderuar donatorëve të projektit për ndërtimin e këtij objekti, i tha të parit të Preshevës se Qeveria në Tiranë do të kishte mundur të investojë më shumë për ta:

“Ragmi këta të tutë mund të kishin dhënë më shumë se 50 mijë euro, këtë do t’ia them Edi Ramës kur të dëgjohem me të pasdite por i falënderohem edhe atyre që i kanë dhënë 50 mijë euro për këtë maternitet”, ka thënë ai raporton Tanjug. /Klan Kosova/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit