21.8 C
Prizren
E martë, 16 Gusht, 2022

Komuna e Rahovecit përkrahë bujqit që derdhën qumështin në shenjë proteste

Edhe Komuna e Rahovecit ka përkrahur veprimin e fermerëve të cilët derdhen sasi të qumështit në lum në shenjë proteste për shkak të mungesës së tregut.

Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec thuhet se fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikojnë mbylljen e bizneseve në shumë sektor.

“Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka adresuar problemet e fermerëve të komunës sonë në MBPZHR, për të pasur parasysh zgjidhjen e problemeve që po përballemi në të gjitha sektorët e bujqësisë. Me shpresë që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt pasi që secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikun e mbylljes së bizneseve në shumë sektor!”, thuhet në njoftim.

Prodhuesit blegtoral akoma vazhdojnë të përballen me prodhimin e qumështit duke mos pasur destinim të sigurt për shitjen e prodhimeve të tyre. Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka adresuar problemet e fermerëve të komunës sonë në MBPZHR, për të pasur parasysh zgjidhjen e problemeve që po përballemi në të gjitha sektorët e bujqësisë. Me shpresë që këto qështje të zgjidhen sa më shpejt pasi që secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikun e mbylljes së bizneseve në shumë sektor!Video e dërguar nga pronari i pikës grumbulluese të qumështit në komunën e Rahovecit.

Gepostet von Drejtoria e Bujqësisë – Rahovec am Freitag, 11. September 2020

Më Shumë

Kurti: Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri

Pas takimit që zhvilloi Kryeministri Albin Kurti në Doganë të Kosovës tha se është shumë i kënaqur që sot patën vizitë përmbajtësore në Doganën...

Edi Rama takon presidentin e Turqisë, Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën që po zhvillon në shtetin e Turqisë. “Takim...

Lajmet e Fundit