Komuna e Suharekës lëshon parkingje për bashkatdhetarët

Komuna e Suharekës ka vendosur që në shërbim të atyre që vijnë për pushime në këtë komune, të ofrojë parkingje të mjaftueshme.

Kjo komunë po ashtu ka zgjatur edhe orarin e punës.  Stina e verës sjell gjallëri në mbarë Kosovën , por në komunën e Suharekës gjithçka ndryshon në këtë stinë .

Banorët që kanë migruar kthehen në vendlindje për tu çmallur me të afërmit dhe njëkohësisht i shtonë koloritin kësaj komune . Ka dy vjet që për shkak të pandemisë ata i munguan këtij qyteti të vogël . Për kaq kohë , ata thonë se diçka ka ndryshuar .

Suhareka është qytet i vogël dhe parkingjet janë të pamjaftueshme për automjetet që vijnë nga diaspora. Për këtë komuna e Suharekës ka vendosur të iu vijë në ndihmë.

Kryetar i Suharekës Bali Muharremaj tha për RTK-në se në regjistrimin e viti 2011 Suhareka kishte 30 % të popullatës në mërgim , ndërsa nga vala e ikjes së viteve të fundit kjo komunë mund të ketë kaluar 40 % e banorëve që punojnë e jetojnë në vendet e perëndimit .

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit