Komunat me më së shumti raste aktive me Coronavirus

Rastet me COVID-19 janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Vetëm të dhënat e fundit folën për 271 raste të reja.

Deri më tani kemi 109,310 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, ku fatkeqësisht prej tyre 2,270 kanë humbur jetën ndërsa 105,719 janë shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1.321.

Duke i ndarë në komuna, Prishtinë ka numrin më të madh të rasteve aktive me 266 të tilla, pastaj vjen Ferizaj me 134, Gjilan me 131, Gjakova me 88 dhe Peja mbyll “TOP 5” komunat me më së shumti raste aktive me 86 të tilla.

Podujeva ka 71 raste aktive, Fushë Kosova 64, Mitrovica 61, Prizreni 47, Lipjani 42, Klina 41, Rahoveci 40, Gllogoci 39, Skenderaj 35, Obiliqi 30, Vitia 28, Kamenica 22, Vushtrria 22, Kaçaniku 18, Istogu 16, Deçani 14, Shtimja 11.

Komunat si Suhareka, Dragashi, Malisheva, Graçanica, Novobërda dhe Kllokokoti kanë pesë e më pak raste aktive me COVID-19.

Sa i përket vaksinimit, në nivel vendi, janë dhënë 478.084 doza të vaksinës. Deri më tani 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit