13.4 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

“Komunë e Hapur II”, thirrja e radhës për rimendimin e hapësirave publike

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, të premten ka realizuar aktivitetin “Komunë e Hapur II”. Kjo performansë publike është vazhdimësi e kërkesës për hapjen e komunës për qytetarë, duke patur për synim promovimin e lëvizjes së lirë në hapësira publike, më shumë hapësira gjelbëruese dhe transparencë në objektet publike.

“Në gusht të vitit të kaluar, EC ka prezantuar një propozim për ri-dizajnimin e hapësirës publike të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë) duke kërkuar largimin e gardhit, shtimin e hapësirës së gjelbër përreth ndërtesës së komunës, shpalljen e një konkursi publik për të ftuar komunitetin e arkitektëve që të konkurrojnë me ide konkrete për të intervenuar në këtë hapësirë dhe zbatimin e kësaj qasjeje edhe në hapësirat përreth institucioneve të tjera publike. Diskutimi është iniciuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe i është përcjellë qeverisë lokale për shqyrtim, me ç’rast ekzekutivi deri më sot nuk ka ofruar ndonjë përgjigje”, tha koordinatori projekti, Fisnik Minci.

“Për ta fuqizuar edhe njëherë këtë kërkesë, performansa e sotme “Komunë e Hapur II” në mënyrë simbolike përsërit nevojën për lirimin e hapësirës publike nga gardhi rrethues që momentalisht ua pamundëson qytetarëve shfrytëzimin e kësaj hapësire publike. Përmes vendosjes së siluetave të individëve të grupeve të ndryshme të komunitetit në gardhin ekzistues, performansa nxjerrë në pah nevojën që qytetarëve t’ju jepet e drejta për depërtim në hapësirën e cila u takon për shfrytëzim”..

“Hapësirat publike janë mjedise ku qytetarët kalojnë kohën e lirë, shijojnë hapësirat e gjelbra dhe lojërat, shfaqin kulturën dhe identitetin, bashkëveprojnë me individë të komuniteteve të tjera, shkëmbejnë ide, etj. Rimendimi i hapësirës publike rreth objektit të Komunës do të ndikonte pozitivisht në zonën përreth, duke u ofruar qytetarëve një hapësirë publike me mundësi shfrytëzimi dhe plotësimi të nevojave të tyre”.

“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit.

Projekti është finacuar nga Olof Palme International Center (OPIC), që përkrahet nga Qeveria e Suedisë,/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni sfidon Ramiz Sadikun në Prishtinë

FC Prizrenit do të zbresë në fushë të mërkurën më 27 gusht 2025, ku do të përballet me KF Ramiz Sadikun në stadiumin “Ramiz...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Jahir Krasniqi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Krasniqi pas ndarjes nga jeta të Jahir Krasniqit, veteran i...

Lajmet e Fundit