6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Koncert në Tiranë me Kastriot Tushën e Sinan Vllasaliun

Tirane-TKOBTeatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, këtë të mërkurë mbanë një koncert të vecantë “Këngët që s’harrohen”, që do të vendoset në skenë për herë të parë.

Në këtë koncert do të këndohen këngët më të bukura me tekstet dhe muzikën origjinale të krijuesit Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Muharrem Gurra nga tenori shqiptar Kastriot Tusha dhe këngëtari i mirënjohur kosovar, Sinan Vllasaliu.

“Personalitete, si Isuf Myzyri, Mustafa Bodini dhe Muharrem Gurra (për Shqipërinë e Mesme) u lindën në kohë të ndryshme, në ambjente të mjedisit qytetar në atmosferën e ndryshimeve të rilindjes shqiptare, e cila u pasqyrua edhe në mjediset krijuese muzikore. Krijimtaria e tyre është padiskutim një pasuri e çmuar e këngës popullore qytetare”, thuhet më tutje në komunikatën për media.

Muzika që këta emra krijuan vazhdon të këndohet në të gjitha trevat shqiptare, si dëshmi e gjenialitetit krijues të këtyre figurave të mëdha.

Më Shumë

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit