Pacolli i thotë lamtumirë drejtimit të AKR-së

Pacolli ne mbledhjeLideri aktual i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) në Kosovë, Behgjet Pacolli paralajmëron largimin e tij nga drejtimi i kësaj partie, e cila nuk siguroi mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit.

“AKR duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR-në. AKR-ja nuk është parti private që unë të them se Mimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë. Sigurisht njerëz të devotshëm të AKR-së do të dinë të zgjedhin prijësin e mëtejshëm”, ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm pas atij apo asaj që do të drejtojnë AKR.

“Unë do të kontribuoj edhe më tepër, kështu që AKR do jetë më e fuqishme dhe ne do të jemi në skenën politike. Në zgjedhjet e ardhshme në do të jemi fuqishëm prezent me programin tonë sfidues, 100% ekonomik”, deklaroi për OraNews, Pacolli, duke mos paralajmëruar se kush do të jetë zëvendësues i tij.

Jo zyrtarisht një nga emrat më të lakuar për drejtimin e kësaj partie është Mimoza Kusari, kryetare aktuale e Gjakovës.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit