11.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Konfirmon policia. Ja si ndodhi rrahja e deputetit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj në Prizren!

Rrahjen e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, në fshatin Landovicë të Prizrenit e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Hazir Berisha.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur më datë 25 shtator, gjegjësisht ditën e diele.

“Policia i ka marrë incizimet në një nga marketet ku ka ndodhur ngjarja, dhe e ka parë se si është zhvilluar e gjithë ngjarja. Deputeti shqiptar është ndalë që të blejë ujë, dhe është sulmuar nga dy persona, gjegjësisht nga A.V dhe I.B”, ka treguar Haziri për Gazetën Blic.

Ai ka bërë të ditur se rasti është i hapur, derisa ka konfirmuar se sot është arrestuar edhe njëri nga të dyshuarit.

“Ditën kur ka ndodh rrahja, është arrestuar njëri nga të dyshuarit A.V, derisa ditën e djeshme Policia e Kosovës ka arritur që të identifikoj të dyshuarin e dytë, e ai është I.B, dhe të cilin e ka arrestuar po më datë 26.09.2016. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai.

Sylë Hoxha: Dy persona janë arrestuar për sulmin ndaj Eduart Ndocajt

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë se janë arrestuar dy persona për sulmin ndaj Eduart Ndocaj.

Ai ka thënë se sulmi është kryer nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë. Që të dy janë arrestuar dhe janë nën masën e ndalimit policor.

Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.

Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit