9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Konfiskohen 25 patentë-shoferë në Prizren

Policia e Prizrenit ka filluar implementimin e planit operativ “Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese” me theks të veçantë në udhëkryqe, siç janë semaforët dhe respektimi i shenjave tjera në trafikun rrugor.

Ky plan do të zgjasë disa ditë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se gjatë zbatimit të planit policia ka hasur në një numër të kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë shenjat e trafikut, veçanërisht semaforët në qytetin e Prizrenit.

“Vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 25 masa mbrojtëse me konfiskim patentë -shoferët për 25 vozitës”, tregon Osmanollaj, shkruan “PrizrenPress”

“Policia e Kosovës informon qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë kundërvajtës, i cili nuk respekton shenjat e trafikut rrugor kur ata hasen duke kryer kundërvajtje të tilla dhe masa ndëshkuese do të merren sipas ligjeve të trafikut”.

Osmanollaj tha se plani operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ky plan ka për qëllim të parandalojë kundërvajtësit, të cilët shkaktojnë kundërvajtje të tilla e njëkohësisht duke parandaluar edhe aksidentet në trafikun rrugor, detyrë dhe objektiv primar i Policisë së Kosovës për sigurinë në trafik”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit