Konfiskohen katër armë në një auto-servis në Arbanë të Prizrenit

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar katër armë në Arbanë të Prizrenit, me ç’rast një person është arrestuar.

“Pas një pune operative në terren hetues të stacionit policor ‘Veriu’ kanë arritur të sigurojnë informacione të besueshme se një i dyshuar i kishte të fshehura disa armë në një ‘auto-servis’ në Arbanë. Rreth orës 12:00 hetuesit dhe krim teknikët kanë kryer bastisje me ç’rast poseduesi i armëve vullnetarisht i ka dorëzuar policisë katër armë”, bën të ditur PK

Armët e sekuestruara janë këto:

Një kallashnikov me numër serik 013467-84

Një pistoletë “Zastava” me numër serikC-211379

Një pistoletë “SIG” me numër serik 002548

Një revolver gjerman me numër serik R34922911 dhe 248 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit