17.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Edicioni i katërt i Çmimit Kadare, Kim Mehmeti kryetar jurie

Gjatë promovimit të romanit më të ri të Kim Mehmetit është shpallur edhe juria e edicionit të katërt të çmimit letrar Kadare, që këtë vit do të kryesohet nga shkrimtari Kim Mehmeti, ndërsa anëtarë janë Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili. Vitin e kaluar çmimi i parë i këtij konkursi i shkoi autorit nga Kosova Musa Ramadani.

Ky çmim është pjesë e nismave jofitimprurëse të Institutit Europian Pashko për nxitjen dhe mbështetjen e letërsisë së re shqipe dhe autorëve shqiptar. Ky është një projekt jetëgjatë që krahas të tjerave gjithashtu synon edhe nxitjen e kritikës letrare shqipe.

Çmimi Kadare është krijuar posaçërisht për inkurajimin e autorëve të rinj, ku çdo vit vijnë rreth 40 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm, ndërsa fituesi botohet dhe mbështetet me një fushatë komunikuese e marketingu, duke nisur prej muajit maj kur edhe shpallet çmimi.

Çmimi letrar Kadare nxit edhe shkrimin e veprave të tjera për konkursin e radhës. Ka edhe nga ata shkrimtarë pjesëmarrës të cilëve u është botuar vepra në kolanën e Mapo Editions. Në katër vite traditë të këtij çmimi është nxitur shkrimi i më shume se 100 vëllimeve në prozë të gjatë, që vjen si kontribut për letërsinë shqipe.

Fundjava e fundit e muajit maj është shndërruar kështu në një Festë të Letërsisë, kur krijohet një mjedis letrar me të rinj, dashamirës të letërsisë, shkrimtarë e kritikë.

Në nismat për mbështetje të letrave shqipe ku Universiteti Europian i Tiranës është i angazhuar është edhe suplementi i përjavshëm “Mapo Letrare”, ku prej 5 vitesh është krijuar një rrjet me kritikët dhe shkrimtarët më të mirë vendas si Preç Zogaj, Diana Çuli, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku, Gentian Çoçoli, Agim Baçi, etj.

Gjithashtu po përgatitet çelja e degës së studimeve në Letërsi në UET me theks në shkrimin krijues.

Më Shumë

Në Prizren gjendet i vdekur një shtetas serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.  Në raportin ditor të policisë, thuhet se kanë...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit