15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Konfiskohen mbi 200 mijë euro para false në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në një lokacion, përkatësisht shtëpi banimi në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 (dyqindenjëzetenëntë mijë) euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara.

“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe procedura ndaj tyre do të vazhdojë për hetime të mëtutjeshme”.

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Lajmet e Fundit