Konfiskohet arma që u përdorë për tentim vrasje në Prizren

Arma e cila është konfiskuar dje në një shtëpi, dyshohet se është përdorur për tentim vrasje, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Shala” në Prizren.

“Në lidhje me rastin raportohet se më 25.01.2019, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47, e cila dyshohet se është përdorur në rast”.

“ Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit