Rruga për qendrën e skijimit në Brezovicë e hapur për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se rruga në Brezovicë deri tek qendra e skijimit, është pastruar vazhdimisht nga bora, dhe nuk është bllokuar asnjëherë për qarkullim të automjeteve si pasojë e reshjeve.

MIT thotë se kompania përgjegjëse dhe zyrtarë të kësaj ministrie, janë në monitorim të kësaj zone, njëjtë sikur edhe të të gjitha rrugëve regjionale, nacionale dhe autostradave.

Sipas kësaj ministrie, arsyeja e kolonës së automjeteve në këtë rrugë është mungesa e parkingjeve pas fluksit të madh të qytetarëve, që të shtunën ia kanë mësyrë këtij vendi turistik. Prandaj edhe Policia e Kosovës gjendet aty për të drejtuar komunikacionin e dendur.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët që përkundër rrugëve të pastruara të kenë kujdes në vozitje, veçanërisht në zonat malore, dhe të mos lëvizin pa pajisje dimërore me qëllim të evitimit të aksidenteve”, thuhet në komunikatën e MIT.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit