7.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Konkurs për ambientin me të pastër të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka hapur konkurs për pastërtinë e mjedisit. Konkursi është hapur me rastin e shënimit të Ditës së Tokës.Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se me rastin e 22 prillit, Komuna e Prizrenit,do të organizojë një aktivitet për shënimin e kesaj date.

“Të drejt konkurrimi kanë qytetarët,përfaqësuesit e rrugës,lagjes dhe institucioneve të ndryshme në qytet dhe fshat. Të interesuarit për konkurrim duhet të aplikojnë me shkrim dhe foto të objektit në zyret e kësaj drejtorie”.

“Fituesit në këtë konkurs do të shpërblehen me shpërblime modeste,të lëmisë së mjedisit”.

Konkursi do të jetë i hapur për kopshtit më të rregulluar dhe të pajisur me llojllojshmëri të bimëve dekorative, ballkonin më të bukur dhe të pasur me lule;rruga më e pastër ekologjike dhe lagja më e pastër, komposteri më i mirëmbajtur .

Konkursi është i hapur deri më 31.05.2015

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Lajmet e Fundit