18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Nisma në Prizren fton qytetarët në protestë

Nisma në Prizren ka ftuar qytetarët për protestën e 18 prillit, që do të mbahet në Prishtinë.

“Të nderuar qytetar, anëtarë dhe simpatizant të “NISMA për Kosovën”- dega në Prizren , konsiderojmë se dalja në këtë protestë është domosdoshmëri e kohës dhe se si asnjëherë më parë ne si qytetar të këtij vendi e kemi arsyen për të protestuar , ashtu siç janë të arsyeshme edhe kërkesat e kësaj proteste”
.
“Veprimet e të dy niveleve qeverisëse po dëmtojnë rëndë funksionalizimin e shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht po dëmtojnë rëndë edhe interesat e qytetarëve, si në rrafshin politik, ekonomik, social, pastaj krimi, korrupsioni si dhe shumë e shumë fenomene të tjera negative, prandaj kjo nuk ka se si të quhët ndryshe veçëse “Kapje e Shtetit”.

“Meqë, jeta jonë dita ditës po rëndohet dhe po vërehet se edhe nevojat më primare nuk i kemi të mundura, si ngritja enorme e çmimeve të artikujve primar, e deri tek kapja e drejtësisë, atëherë të nderuar qytetar, konsiderojmë se gjërat nuk ndryshohen me këtë pasivitet dhe pesimizëm që n’a ka kapluar, derisa kjo në anën tjetër ia zgjatë jetën vetëm atyre që kanë kapur shtetin.”

“Të protestuarit është instrument demokratik dhe si i tillë duhët të përdoret , andaj për të ndryshuar këtë gjendje, ne bashkarisht duhet që sa më masovikisht të dalim në protesten e 18 prillit, ditë e shtunë, ora 14:00, në Prishtinë” .

Nisja nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar me autobus , nga ora : 11:00 h , prej stacionit të autobusëve në Prizren ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit