7.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Konkurs për ndërtimin e Memorialit të komandant “Drinit”


Komuna e Prizrenit ka shpallur konkurs për ndërtimin e Memorialit të komandantit të UCK-së, Ekrem Rexha –“Drini”.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari tregon se qëllimi i këtij konkursi është që të arrihet në një zgjidhje dhe koncept vizionar për kompleksin, ku përmes një infrastrukture të re dhe të qëndrueshme të arrihet prezantimi i veprimtarisë së “Drinit”

“Hapësira ku do të trajtohet për vendosjen e Memorialit të ‘Drinit’ gjendet në pjesë qendrore të qytetit të Prizrenit, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari”, apo tek Shtëpia e Bardhë”, tregon Osmani për TVP.
Sipas tij, lokacioni ka një hapësirë prej 1400m².

“Qëllim kryesor është planifikimi, organizimi, rregullimi dhe menaxhimi sa më i mirë i hapësirës ku do të vendoset Memoriali për “Drinin”si dhe ndërlidhja e kësaj hapësire me hapësira tjera të rëndësisë se njëjtë, ku vizitorët janë të mirëseardhur, të njihen me vlerat muzeore, kulturo-historike, të gjejnë inspirimin e bazuar në guximin dhe suksesin e arritur për rrethana të kohës si dhe të kenë qasje të lehtë përmes një plani të mobilitetit gjatë manifestimeve përkujtimore, takimeve punuese apo edhe gjatë vizitave zyrtare e protokolare, familjare dhe individuale”, tha ai, transmeton PrizrenPress.

“Nga të interesuarit për konkurrim kërkohet hartimi i projektit-planit ideor për realizimin e zgjidhjes urbanistike-arkitektonike e artistike të Memorialit kushtuar komandant “Drinit” dhe lidhja e kompleksit/hapësirës në mes veti përmes një plani të Mobilitetit”.

“Konkurruesit, janë të lirë, të përzgjedhin formën e objekteve, stilin, materialin dhe arkitekturën e përdorur në idetë e tyre, që nga ajo tradicionale deri tek ajo moderne apo edhe të një kombinimi mes tyre për objektet të cilat gjenden ne kuadër të hapësirës së paraparë për Memorialin e komandant Drinit, por gjithsesi duke u përshtatur dhe kurrsesi me ndikim negativ apo degradues në peizazhin rrethues”.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rruga e paasfaltuar, banorët e Krushës së Madhe kërkojnë zgjidhje

Banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është e paasfaltuar...

Gratë e shoqatës ‘Orkide’ në Prizren shpalosin mesazhe ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore

Anëtaret e shoqatës së grave “Orkide” në Prizren, të hënën, përmes një aktiviteti të zhvilluar në “Urën e Kaltër”, kanë bërë thirrje për ndalimin...

Lajmet e Fundit