Ismail Kadare për Rugovën: E kritikova padrejtësisht

Ai kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës.

“Shkëlqesia e tij, Zt. Ismail Kadare, është ndër të vetmit i cili i kërkoi falje Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për kritikat që i kishte bërë në vitin 1999 ndaj tij, në takimin e përbashkët që kishin në Rezidencën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova më 2004 në Kosovën e lirë”, kishte shkruar Blerta Kollokoqi.

Pastaj Kllokiqi- Rugova kishte publikuar pjesë të vlerësimeve të Kadaresë i cili ishte pajtuar me Rugovën pavarësisht kritikave që ia kishte bërë gjatë kohës së luftës.

 “Në një pritje në Köln në vitin 2013, Ismail Kadare ndër të tjera theksoi: “Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën në vitin 1999. Ju tani mund të mendoni se unë do të them se kisha të drejtë me kritikën që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi se, e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, ishim miq”, ka shtuar ajo.

Ibrahim Rugova ka vdekur në janar të vitit 2006. Ka udhëhequr Kosovën dhe LDK’në prej viteve të 90’ta./ KultPlus.com

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit