Konkursi i FSK-së hapet në qershor, ja sa ushtarë do të pranohen

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama thënë se pret që konkursi për rekrutë të rijnë të shpallet në qershor

Forcës së Sigurisë së Kosovës, do t’i shtohen edhe 400 pjesëtarë të rinj. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, gjenerali Rrahman Rama.

Por, për ta shpallur konkursin Rama thotë se po i presin rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Gjithë kjo për shkak të përhapjes së virusit korona edhe në Kosovë. Sipas Ramës konkursi është planifikuar të hapet në muajin qershor.

Ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Kosovës që i plotësojnë kushtet ligjore.

E konkurset për ushtarë të rinj një FSK, gjithmonë kanë nxitur pakënaqësi tek ata që nuk pranoheshin.

Por, komandanti i FSK-së Rrahman Rama thotë se këto pakënaqësi pritet të evitohen pasi të hyjë në fuqi rregullorja e re për rekrutimet. Gjeneral Rama po ashtu ka thënë se kushtet për punë në FSK janë më të mirat në rajon dhe janë sipas standardëve të NATO-së.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit