18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Konteksti gjeopolitik i takimit të qeverive Thaçi – Rama në Prizren

Haxhi FeratiShkruan: Haxhi Ferati

Sot, kur rrjedhat dhe proceset janë bërë tepër komplekse, vështirë të kapshme dhe të kuptueshme, mbi të gjitha me një dinamik marramendëse të zhvillimit të tyre, politikën dhe proceset politike duhet parë dhe kuptuar në dinamikën e tyre, në profilin e tyre të ri : politika si strategji (si politik mobile, me fokus – bashkërendimi i dinamikës së rrjedha dhe proceseve) dhe, politika si gjeopolitikë (si gjeografi politike me fuqi ndikimi, me fokus ndërlidhja dhe ndërveprimi i midis gjeohapësirës dhe rrjedhave e proceseve si fuqi veprimi në atë gjeohapësirë).

Në realitetet e reja të evoluimit të politikave bashkëkohore, praktika politike po tregon se, politika gjithnjë e më shumë po kuptohet si fuqi ndikimi dhe e ndikuar nga gjetja e rrugëve, kaheve të shtrirjes dhe orientimit të rrjedhave dhe proceseve, pra, detyrimisht politika sot po shihet dhe kuptohet si gjeopolitikë. Pa kontekstin e vet gjeopolitik, politika i humb gjasat e të qenit fuqi ndikimi, me atë edhe si fuqi politike dhe së fundi edhe si politikë. Pra, sot duket e pakuptimtë politika pa kontekstin e vet gjeopolitik, prej nga rezulton edhe konkludimi logjik se, nuk ka politikë pa gjeopolitikë, përkatësisht se, vet politika është gjeopolitikë (politika e cila e përjashton këtë kontekst brenda vetes, gjasat reale janë, që ajo ta humb rrugën e arritjes së objektivave që i synon).

Nga ky kontekst i më sipërm, domosdoshmërisht duhet parë dhe kuptuar edhe takimin Thaqi – Rama, në Prizren. Për më tepër , kur ky takim ka pasur ose ka pretenduar të fitoj premisa gjeopolitike.

Edhe pse, takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren më 11 Janar 2014, para dhe pas tij, nga opinioni dhe analistët e shumtë politik në botën shqiptare, ngriti reagime pro dhe kundër, megjithatë gjithë ajo bujë shpejtë u heshtë. Një si pyetje e hapur mbeti. Athua, vërtet kështu e ka merituar një takim i këtij niveli në gjeohapësirën shqiptare? Për apologetët e këtij takimi, përgjigja do të ishte “Po” e ka merituar, sepse për ata ishte një takim historik.

Për mendimin tim, e gjithë kjo ngjarje dhe rreth saj, është rezultat i paaftësisë së politikave për të reflektuar si fuqi ndikimi, për çka përgjegjësia u bie politikëbërësve në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht aktorëve kryesor të këtij takimi, të cilët nuk treguar nivel politik në masën e duhur, për faktin se, nuk e kuptuan dhe nuk patën qasje serioze ndaj komponentes gjeopolitikë në logjikën e tyre politike lidhur me takimin. Mbaj bindjen se, një qasje më serioze dhe më e përgjegjshme politike, jo se do t’ia jepte kuptimin e merituar takimit, por vërtet do t’ia shtonte fuqinë e merituar të ndikimit brenda gjeohapësirës shqiptare dhe jashtë saj. Sot, kur mendimi gjeopolitik po rikthehet në politikë bërje, tek gjitha vendet që seriozisht mendojnë të ndërtojnë dhe zhvillojnë politika me fuqi ndikimi, po duket se vetëm tek bota shqiptare dhe politikë bërja e tyre, ende po mbizotëron logjika se, komponenta gjeopolitik për politikat ka vdekur. Në kontekst të kësaj, vërtet nuk po mund t’i gjejë shpjegim tjetër politikave shqiptare me një sjellje aq të pa përgjegjshme ndaj gjeohapësirës shqiptare, veçse, po me duhet të them se, si po duket politikat tona janë në vdekje klinike që nuk po e kuptojnë rolin e vërtet të saj.

Mendoj se kështu diçka, lidershipi shqiptar nuk duhet dhe nuk guxon të lejoj, sepse efekti kthyes do të jetë i dëmshëm për vete ato politika, me gjasë edhe me pasoja të rënda për gjithë gjeohapësirën shqiptare, sepse, për aq sa politikave tona u mungon dimensioni gjeopolitik, apo thënë ndryshe, për sa politikat tona janë më tepër politik e më pak gjeopolitik, atëherë shtohen apetitet e të tjerëve për ta plotësuar këtë boshllëk politik, duke e forcuar dimensionin gjeopolitik në politikat e tyre ndaj gjeohapësirës shqiptare për të fuqizuar ndikimin e tyre mbi gjeohapësirën tonë.

Personalisht, gjithnjë më ka mbajtur fortë optimizmi për perspektivën e ndritshme të kombit tim. Duke besuar në fuqinë e brezit të ri, ende besoj se kthim prapa nuk mund të ketë, dhe se, kjo gjeneratë e re politike nuk duhet ta lëshoj nga dora këtë fat historik për t’u bërë zot në gjeohapësirën e tyre, mbi të gjitha, sot nuk duhet lejuar, mu në kohën kur po kërkohet një mobilizim më i fortë i gjithë gjeohapësirës shqiptare për ta kthyer ate në gjeopolitikë me fuqi ndikimi. Në frymën e kësaj më sipër, dëshiroj dhe po mundohem të tregoj prirje pozitive për ta kuptuar drejtë misionin e këtij takimi, edhepse, vërtet ka vend për shumë vërejtje që meritojnë të thuhen, me të vetmin qëllim që të korrigjohemi dhe t’ia hapim rrugën shtrirjes reale të politikave në gjeohapësirën shqiptare.

Nga pamja e parë, dukej më shumë si improvizim i gjërave, që të jepte përshtypjen e një si cirku, apo lojë politike, më shumë për “interesa të ngushta të dy qeverive”, pa llogaritur mirë efektet që mund të prodhonte ky takim, jo vetëm për konsum të brendshëm politik brenda gjeohapësirës shqiptare, por edhe për konsum të jashtëm. Pra, nga kjo edhe mbetet i diskutueshëm niveli i seriozitetit politik rreth takimit.

Vërtet nuk do të dëshiroja, që kjo ngjarje të fitonte një konotacion të tillë, por, realiteti i reflektimit të këtij takimi si fuqi ndikimi, nuk mbërriti të kaloj as kufijtë e vetë Prizrenit, bile edhe brenda tij nuk e mori pamjen e një takimi me fuqi ndikimi, gjë qe e vërtetoi numri tepër i vogël i qytetarëve të interesuar për të qenë pjesë e këtij spektakli. Takimi, me shumë reflektoi si një aktrim i politikave në një qendër më të madhe shpirtërore e historike të kombit shqiptar, ky ishte realiteti që fatkeqësisht reflektoi. Kisha dashur, që mos të ketë qenë i menduar kështu, së paku jo me qëllim për ta shfrytëzuar Prizrenin si një arenë për “shpërlarjen e politikave”.

Nuk do duhej lejuar, që qytetit – emblem i historisë tonë kombëtare, politikat që më herët lejuan përdhosjen e simboleve të kësaj krenarie kombëtare (duke ia qveshur simbolet e saja), gjithashtu, politikat që qytetin e lidhjes, e mbyten dhe e skllavëruan politikisht duke e bërë thjeshtë pa identitet të vetin politik, së fundi, qoftë edhe pa dashje, provokuan rrezikun edhe për ta çrrënjosur të quajturën qendër shpirtërore e bashkimit kombëtar. Duke menduar kombëtarishtë, dua të besoj se takimi nuk është menduar dhe realizuar për ta zbehur imazhin e Prizrenit në rrafshin mbarëkombëtar, por, mendoj se politikat janë udhëhequr nga bindja se do të jetë takim për të dhënë mesazhe të Bashkimit Komëtar po nga ky qytet, sidomos në këtë kohë të realitetit të ri gjeopolitikë, në të cilin realitet, po kërkohet, që kjo ide e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve të realizohet përmes integrimeve evropiane , drejtë Bashkimit Evropian.

Mendoj se, takimi do të duhej të përgatitej mirë, për të reflektuar seriozishtë si fuqi ndikimi në gjaohapësirën shqiptare, e jo për tu mbajtur, sa për tu mbajtur. Një strategji politike e cila udhëhiqet me moton “duhet bërë një diçka kinse për t’u bërë, e mos me u bë”, ajo është prapë strategji, por tani e menduar si strategji për të penguar alternativat tjera, në rrugën e arritjes së atij objektivi. Edhe prania më e vogël e një strategjie të tillë me vetëdijen apo pa vetëdijen e lidershipit të këtij takimi, kursesi nuk do duhej lejuar, sidomos jo në qytetin e një kolosi të politikës shqiptare Ukshin Hoti, emrin e të cilit sot me krenari e mbanë Universiteti i këtij qyteti, mesazhi i të cilit ka qenë i thjeshte por shumë domethënes – “Bëre ose Vdis”. Mbi të gjitha do të ishte një strategji e një loje të rrezikshme me pasoja të rënda në rrafshin kombëtar.

Po e quaj kushtimisht lojë politike, nga frika se mos, kjo ngjarje mund të jetë pjesë e një loje të madhe politike për një rikonfigurim gjeopolitik të kësaj gjeohapësire të Evropës Juglindore, ku bosht i gjithë kësaj është gjeohapësira shqiptare, të cilës, veçse i ka ardhur koha për t’ia rikthyer borxhin gjithë ato politika që i mbeten borxh nga e kaluara. Varianti më i keq i kësaj loje do të ishte, të luhet loja politike me një strategji politike të përgatitur mirë, me moton e asaj të përmendur më sipër “duhet bërë bashkimi, kinse për me u bërë, e mos me u bë” , bile me e larguar deri në masën sa me e bërë të pa kuptimtë edhe vetë idenë e bashkimit kombëtar.
Pa u thelluar edhe në aspektet tjera gjeopolitike të këtij takimi, që patjetër duhet të jenë objekt studimi i shkencës gjeopolitike, po e përmbylli edhe me disa konstatime që i konsideroj me interes.

Nga vizioni im gjeopolitik, konsideroj se borxhin më të madhë gjeohapësirës shqiptare duhet t’ia rikthejmë ne vetë, me politika të përgjegjëshme në udhëheqje, sidomos me ato të interesit kombëtar, por, kurrsesi me politika në vdekje klinike, shiquar nga konteksti gjeopolitikë.
Tani më shumë se kurrë, duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm në shtrirjen e politikave në gjithë gjeohapësirën shqiptare, duke pasur gjithnjë në mendjet tona se, atë gjeohapësirë duhet ushqyer gjithnjë me politika të cilat do t’a bëjnë atë, për të mbetur sa më e qëndrueshme dhe stabile, pikë së pari për vetë popullin e saj, gjithashtu, edhe për ta ngritur fuqinë e ndikimit të saj drejtë vendeve tjera, në veçanti drejtë gjeohapësirës Evropiane, e cila edhe është edhe borxhliu më i madhë i gjeohapësirës shqiptare.

Pra, çdo cep të gjeohapësirës shqiptare ta ushqejmë me politika të cilat do të sigurojnë shtrirje të efektshme të politikave të mirëfillta, për t’i bërë ato politika dhe ato gjeohapësira me fuqi më të madhe ndikimi, të cilat do të prodhojnë efekt kthyes në forcimin e gjithë kësaj gjeohapësire. Fuqimishtë besoj, se vetëm politikatë të cilat burojnë nga realiteti gjeopolitik në gjeohapësirën shqiptare, ku dhe do t’a forcojnë fuqinë e ndikimit drejtë Bashkimit Evropian, si të tilla do t’ia japin kuptimin e vërtet asaj gjeohapësire.

Atëherë kur kjo gjeohapësirë e fiton identitetin e vet si gjeohapësirë me një shtrirje reale të politikave të një etniteti shqiptar, padyshim që tek atëherë shqiptarët do t’a kenë adresën e vetë të sigurtë që qojnë drejtë bashkimit kombëtar. Me këtë, edhe perceptimi i politikave në botën shqiptare, se bashkimi kombëtar do të arrihet në Bashkimin Evropian, arrin kuptimin e vet real me këtë realitet gjeopolitik. Jam i bindur se kur BE-ja dhe bota, e pranon këtë koncept gjeopolitik, si produkt të këtij realitet të ri gjeopolitik në gjeohapsirën shqiptare, do mund të realizojmë endurën tonë për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.

Më Shumë

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Gianluigi Donnarumma është portieri titullar i PSG-së dhe ai bën pjesë në planet e parisienëve edhe për të ardhmen. Megjithatë kampioni në fuqi i Francës...

Prizren/ Një person kapet me thikë në xhep

Policia  në Prizren  ka ndaluar një person me inicialet B.K. për kontroll rutinor në një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, një arme e...

Lajmet e Fundit