18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kathimerini: Mbledhja e Prizrenit dhe shqiptarët që besojnë se çështja e tyre kombëtare është e pazgjidhur

Dy qeverite-fotoGazeta greke “Kathimerini” boton një shkrim të gazetarit njohës i çështjeve të Ballkanit, Stavros Tzimas, në lidhje me mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që u zhvillua dy javë më parë në Prizren. Nisur nga qyteti ku u mbajt takimi i përbashkët, i pari zyrtar mes dy Qeverive, gazetari bën një historik të shkurtër për lidhjen e Prizrenit, ku në vitin 1878 shqiptarët deklaruan autonominë nga turqit. “Sot, 136 vjet më vonë qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës takohen në të njëjtin qytet historik për Shqipërinë, Kosovën e rajonin”, shprehet Tzimas.

Ndërsa e quan popullin shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës “vëllezërit e papërmbushur”, Tzimas në shkrimin e tij ngreh pikëpyetjet në lidhje me zhvillimin e takimit, duke riktheyr në vëmendje tezën e ‘Shqipërisë së madhe’. Në vijim gazetari shkruan se takimi mes dy qeverive nisi me marshe dhe melodi kombëtare sikur të ishte luftë, ndërsa leximi i linjave të deklaratave të udhëheqësve shqiptarë të bën të kuptosh se këta të fundit nuk kanë mësuar asgjë nga historia e popujve superiorë të Ballkanit.

Gazetari thekson se “përse”-në e takimit të dy qeverive në Prizren, nuk e shpjegoi as Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe as ai i Shqipërisë Edi Rama, edhe pse ky i fundit për të shmangur konotacionet apo interpretimet e mundshme, foli për paprekshmërinë e kufijve.

“Nuk është e vështirë për të kuptuar një iniciativë të tillë, kur termi i papërmendshëm “Shqipëri e Madhe” pretendon të gjejë vend në agjendën politike të partive dhe qeverive shqiptare. Tirana dhe Prishtina asnjëherë nuk kanë pushuar së besuari, se edhe pas pavarësisë së Kosovës ka çështje kombëtare të pazgjidhura”, shkruan Tzimas.

Në vijim ai sjell në vëmendje një takim të dytë të ngjashëm, i cili do të zhvillohet në Vlorë, në fund të majit apo fillimin e qershorit, një qytet simbol i fuqishëm kombëtar, ku u ngrit flamuri i Pavarësisë së Shqipërisë.

Më Shumë

Koha dritëplotë

Sahit F. Osmani Koha dritëplotë thellësive të errta shkreptin komunikon me të robëruarit me zërin e dritës u shtrinë dorën që të marrin çelsat e shpëtimit të çlirohen...

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Lajmet e Fundit