Kontributi i Kadaresë, i jashtëzakonshëm

Jahjaga-KadarePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.

Në një bisedë shumë miqësore, presidentja Jahjaga dhe shkrimtari Kadare biseduan për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe duke e përgëzuar për marrjen e çmimit ndërkombëtar “Ali Podrimja”, presidentja Jahjaga ka theksuar se është një nder i madh për të gjithë Kosovën vizita e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, vepra e të cilit vazhdon të jetë frymëzim për të gjitha gjeneratat”, është thënë në komunikatën e presidencës.

Jahjaga ka thënë se kontributi i Kadaresë për Kosovën në shtypin dhe diplomacinë botërore, është i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh. Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova sot është një shtet i pavarur e demokratik, që synon anëtarësimin në BE, NATO dhe në OKB.

Shkrimtari Ismail Kadare e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj, me theks të veçantë në kontributin që ajo ka dhënë në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë. Shkrimtari Ismail Kadare ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit, duke theksuar se kjo është zgjidhja e natyrshme për secilin vend të rajonit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit