12.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Arbër Rexhaj, zyrtarizohet për kryetar të Prizrenit

ArberRexhaj-vvLëvizja Vetëvendosje! ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Rexhajt për kryetar të Prizrenit. Anëtarët e të gjitha pikave të Lëvizjes në Prizren, të dielën kanë votuar për të zgjedhur kandidatin për kryetar komune, sipas parimit një anëtar një votë. Gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. “Kemi pritur 24 orë, dhe pranë Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës nuk është paraqitur asnjë ankesë. Ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lirë dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme, të shprehur në statutin dhe rregulloren tonë për zgjedhjet e brendshme. Sot, shpallim fituese të këtyre zgjedhjeve z. Arbër Rexhaj, i cili ka fituar 95,6% të votave”, tha Kushtrim Dakaj nga Komisioni Zgjedhor ad hoc i Qendrës.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ndërkaq falënderoi aktivistët e Qendrës së Prizrenit për besimin që i kanë dhënë. Duke folur për gjendjen në Prizren, Rexhaj tha se sot ky qytet gjendet në një kaos urbanistik, i cili është nisur nga qeverisja e LDK-se dhe vazhdon me qeverisjen e PDK-së. “Nga Shatërvani, e deri në Kurrillë, nga Ortakolli e deri në Bazhdarhanë, nga Tabakhaneja e deri tek lagjet tjera të qytetit, kemi shkatërrimin e qytetit. Ky qytet ka mundur të krijojë diçka të mirë vetëm me vullnetin personal të vetë qytetarëve. Të tilla janë organizimet e Dokufestit, Zambakut të Prizrenit dhe organizimet e tjera. Jashtë këtyre ky qytet është i pajetë, si pasojë e këtyre dy doktorëve, dr. Eqrem Kryeziut dhe dr. Ramadan Mujës, ky qytetet është sëmurë rëndë”, tha Rexhaj.

Kryetari i VV-së!, Albin Kurti, përgëzoi Qendrën e Prizrenit për këto zgjedhje të brendshme tejet demokratike, si dhe uroi Arbër Rexhajn për fitoren në këto zgjedhje. Kurti tha se Prizreni është kryeqyteti i shqiptarëve, pasi është qyteti i lidhjes së shqiptarëve. “Kjo lidhje ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht dhe ushtarakisht, për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar. Kuvendi me 300 përfaqësues u mbajt me 10 qershor 1878 në Prizren. Nëpër të gjitha rezistencat dhe kryengritjet e kombit tonë, Prizreni ka shënuar epiqendrën. Kjo mund të thuhet edhe për luftën e fundit, ku Prizreni i tha shumë Kosovës. Vetëm nga lufta UÇK-së, Prizreni ia dha Kosovës 154 dëshmorë”, tha Kurti.

Sipas tij, ekonomia e Prizrenit, e dërmuar nga lufta po ashtu, mori goditjen përfundimtare tek pas luftës, nga privatizimi i egër që shkatërroi industrinë dhe ndali prodhimin. “Në sektorin publik në Komunën e Prizrenit më parë ishin 44 objekte industriale dhe kooperativa bujqësore. Këto biznese para luftës kishin rreth 15,000 punëtorë, ndërsa pas luftës nuk arritën t’i mbanin as gjysmën e tyre. Nga ndërmarrjet shoqërore të privatizuara është edhe shtypshkronja Ramiz Sadiku. Kjo ndërmarrje ishte e ndarë në dy pjesë, dhe e tëra u shit për vetëm 3.2 milionë euro. Është llogaritur se në rast se do të shitej vetëm makineria e kësaj fabrike, për hekur, do të arrihej shuma e 15 milionë eurove. Në këtë ndërmarrje punonin 320, kurse sot është shkatërruar plotësisht dhe janë ndërtuar banesa private në hapësirën e saj”, tha Kurti.

Se Prizreni nuk ka arritur ta mbrojë trashëgiminë e vetë kulturore, sipas tij, kjo tashmë dihet botërisht. “Ndërtimet pa leje dhe uzurpimet në qendrën historike të Prizrenit dëshmojnë për dështimin e pushtetit lokal në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren. E ky dështim u pasua me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, ligj ky që e tejkalon Planin e Ahtisaarit, dhe natyrisht që është kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, qytetarët dhe shoqëria civile. Lidhur me këtë çështje”, tha Kurti .

Në Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes Kurti tha se do të jetë ruajtja e trashëgimisë kulturore. “ Është një përgjegjësi tepër e rëndësishme e gjithë shoqërisë, e në veçanti e institucioneve shtetërore, ndaj brezit të sotëm dhe ndaj brezave të ardhshëm që do të vijnë. Me këtë Alternativë, e drejta e vetos mbi vendimet për menaxhimin e burimeve të trashëgimisë nga cilado bashkësi fetare, do të hiqet. Gjithashtu, do të anulohen Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe Ligji për fshatin e Hoçës së Madhe në Rahovec”, tha ai.

Shtyllë kryesore e Alternativës Qeverisëse, Kurti tha se është shteti i së drejtës. “Jo rastësisht formulimi nuk është thjesht shteti ligjor, por shteti i së drejtës, për sa kohë që kemi shtete ligjore, me ligje mizore ndaj qytetarëve dhe të padrejta ndaj tyre. Shteti që synojmë ne, është një shtet ku ligjet janë në përputhje me vullnetin dhe interesin e qytetarëve. Prandaj, ajo që është esenciale për programin e Lëvizjes është garancia e pronësisë së qytetarëve mbi ligjet të cilave ata u nënshtrohen me vullnet dhe të cilat e mundësojnë barazinë tonë para ligjit”, përfundoi Kurti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

77 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

77 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga këto 77 aksidente, 24 kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 53...

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

Mundësitë dhe parakushtet për bashkëpunim ndërmjet afaristëve nga Kosova dhe Turqia, janë diskutuar në takimet që kanë zhvilluar drejtuesit dhe anëtarësia e shoqatës “Esnaf”...

Lajmet e Fundit